Një 44 vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtune në rrugën Fushë Krujë- Krujë, duke punuar në një lavazh.

Sipas policisë, në lavazh ka shpërthyer bombula (bombula e shkumës që përdoret në lavazhe), duke i shkaktuar dëmte të rënda shtetasit Y.B. 44 vjeç.

44-vjeçari ka qenë duke punuar në biznesin e tij personal, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi i bombolës. 

Ai është transportuar menjëherë në drejtim të Spitalit Ushtarak Tiranë, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijon...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com