Vlorë/ Eksploziv lokalit në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i vrarë në 2021! 'The boss' sapo ishte rihapur, dëme materiale! Autori me maskë shpërtheu tritolin me fitil

Vlore- I rihapur vetëm para pak ditësh, lokalit “The Boss” në shëtitoren buzë detit në Vlorë iu vendos sasi tritoli në orët e para të mëngjesit të së dielës (8 dhjetor 2024) 

Shpërthimi i fuqishëm, që u dëgjua rreth orës 06:00 për fat të mirë shkaktoi vetëm dëme materiale, ndërsa policia në vendin e ngjarjes gjeti copat e xhamave të thyera dhe karrige të dwmtuara. 

Lokali, funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare ishte në pronësi të familjes sw Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.

“The Boss” rezulton në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, Resmie Birçaj. Më herët ishte dhwnw me qira, por ishte rimarrë në administrim së fundmi nga pronarët, vëllezërit e viktimës së eliminuar 3 vjet më parë. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, në përpjekje për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe mbledhur provat. Bashkë me ta erdhën edhe ekspertë të njësisë antieksplozivë, për të përcaktuar sasinë e lëndës plasëse.

Pjesa ballore e lokalit është dëmtuar plotësisht, për shkak të fasadës prej xhami, i cili është thyer. Hetuesit morën pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit, të cilat filmuan autorin e dyshuar të ngjarjes. Me kapuc tw zi nw kokw autori vjen me biçikletë, lë sasinë e tritolit me fitil të ndezur që shpërthen në 5 sekonda dhe më pas largohet mes pallateve, po me biçikletë. Kamerat në bizneset përreth po ashtu e kanë filmuar. Grupi hetimor po punon për mbledhjen e pamjeve në distancë për të lokalizuar dhe identifikuar autorin.

Report tv dhe shqiptarja.com sjell pamjet e para nga dëmet e shkaktuara ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të mbledhur provat. Pjesa ballore e lokalit e cila rezulton të ketë qenë me xham është thyer dhe dëmtuar.

Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, njoftoi sot policia

Vrasja e pazbardhur

Atentati ndaj Birçajt ndodhi në mes të ditës në Vlorë më 10 maj 2021. Në atë kohë 40 vjeç, Bledar Birçaj ishte në makinë me Granit Deromemaj, ish-efektiv i Antidrogës në Vlorë, më pas i përjashtuar nga radhët e bluve. E gjithë skena e vrasjes u filmua nga kamerat e sigurisë, videon e së cilës Report Tv e siguroi. Sapo mjeti i autorëve mbërriti pranë karburantit, dalin 2 persona, të maskuar e të armatosur, qëllojnë me breshëri mbi 30 plumba në drejtim të shoferit dhe largohen me shpejtësi.

Granit Deromemaj del nga makina dhe largohet me vrap, ndërkohë Birçaj dërgohet në spital ku dhe humbi jetën. 3 vjet e gjysmë më vonë, vrasja e Bledar Birçaj është akoma e pazbardhur dhe pista kryesore e hetimit atëherë u tha se ishin konfliktet e mundshme të tij në Spanjë, prej nga ishte kthyer një muaj para se të ekzekutohej.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:47
Shpërthimi tek lokali 'The Boss' në Vlorë, kamerat fiksuan autorin me kapuç të zi, pasi ndezi fitilin u largua me biçikletë

 

Detaje të reja lidhur me shpërthimin para lokalit ‘The Boss’ në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin me kapuc të zi I cili ka dalë nga pallatet dhe është afruar tek lokali. Më pas ka vendosur tritolin me fitil.

Pasi e ka ndezur ka marrë biçikletën dhe është larguar sërish mes pallateve. Këto lëvizje janë fokusuar në kamerat e sigurisë. Ende nuk ka të shoqëruar.
 

Ora 09:16
Sot i vunë tritol lokalit në Vlorë, 3 vjet më parë pronari i 'The Boss' u ekzekutua me kallashnikov në makinë! Autorët e pritën në kthesë

Bledar Birçaj u ekzekutua me kallashnikov teksa lëvizte me mjetin e tij tip BMË në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë. Atentati ndodhi rreth orës 13:00 në 10 maj 2021.

40 vjeçari ishte në makinë me Granit Deromemaj, në atë kohë efektiv i Antidrogës, por që më pas u përjashtua nga Policia e Shtetit.

Kamerat e sigurisë së një karburanti afër vendit ku ndodhi ngjarja regjistruan të gjithë skenën.

 Sapo mjeti BMË ka mbërritur pranë karburantit, dalin nga makina 2 persona, të maskuar e të armatosur duke qëlluar me breshëri në drejtim të shoferit dhe më pas nxitojnë të largohen nga vendi i ngjarjes. Në tentativë e sipër duke u larguar, një prej autorëve i bie arma nga duart dhe kthehet për ta marrë pas shumë pak sekondash.

Në drejtim të automjetit u qëllua mbi 30 herë.

Pasi ekzekutorët u larguan, Granit Deromemaj del nga makina dhe largohet me vrap, ndërkohë Birçaj dërgohet në spital ku dhe humbi jetën.

Vrasja e Bledar Birçaj ka mbetur ende pa autor,  ndërsa pista kryesore e hetimit atëherë u tha se ishin konfliktet e mundshme të tij në Spnjë, prej nga ishte kthyer një muaj para se të ekzekutohej.

Ora 09:00
VIDEO/ Shpërthimi tek 'The Boss' në Vlorë, Njësia antieksploziv tek lokali për të mbledhur provat

 

Njësia antieksploziv ndodhet në lokalin ‘The Boss’ ku ndodhi shpërthimi për të mbledhur provat materiale si dhe për të përcaktuar llojin dhe sasinë e lëndës plaëse që është përdorur.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me maskë që I afrohet lokalit, vendos tritolin me fitil dhe më pas e ndez për të ndodhur shpërthimi 5 sekonda më pas.

Autori më pas është larguar mes pallateve. Kamerat e sigurisë edhe të bizneseve përreth kanë filmuar lëvizjet e autorit.

Ora 08:42
Detaje nga shpërthimi në Vlorë/ Tritoli në lokalin në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i vrarë në 2021! Dyshohet hakmarrje

 

(Foto: Bledar Birçaj, i vrarë në 2021

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në lokalin 'The Bosss' tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi bar restoranti “ The boss” ku u vendos sasia tritolit ka qënë në pronësi të Bledar Birçaj i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen  ‘Hajro Çakërri’.

Lokali ka qënë me qera, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë.

Lokali është në emër të nënës Resmie Birçaj.

 

 

VIDEO- Vrasja e Bledar Bircajt  ne 2021
Ora 08:02
Shpërthimi në lokalin tek 'Uji i Ftohtë' në Vlorë Kamerat filmuan autorin, pasi ndezi fitilin u largua mes pallateve

1733641231_kamera.jpg

Kamerat kanë filmuar një person me maskë që ka vendosur sasinë e tritolit në ambientet e jashtme të lokalit. Ndërkohë policia ka shpërndarë një njoftim zyrtar ku thuhet se lokali ‘The Boss’ ka qenë në pronësi të një gruaje.

Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaban: 08/12/2024 08:49

    Hetoni resmien se me pension e ka blere lokalin?????

    Përgjigju
    • Tamam per deputet: 09/12/2024 19:44

      Dole dhe perfaqesuesit e shtypit te krimit ne vlore ????????????

    • O qosja: 08/12/2024 16:41

      Po ca thua o gjigand se esht me grupin tjeter ai qe I vun tritolin para se te hynte ne garazhd mos folni pa lidhje, ky zotria me troqen ta gezojn ne boten tjeter miqsin me buzderrin dhe doqen se mir ju doli.

    • Qosja Shaban: 08/12/2024 14:24

      Soni dhe Turi mesa kemi lexuar ky djali sebashku me ate tjetrin qe vrane te servisi i skafeve Troqen dhe ate qe i vendosen tritolin perpara se te hynte ne garazhd kishin bere nje gol te madh ne spanje. Ndoshta ato para goli kane blere dhe kete prone, ky eshte problemi. Duhet konfiskim i cdo qindarke per te dy palet qe keto ngjarje mos te ndodhin. Parate dhe tregtia e droges gjenerojne keto krime.

    • Soni: 08/12/2024 12:21

      O komentus mun te kete bere shume faje po i mori me vete po me nenen dhe familjen mos te meren se nuk e kane fain prindrit tulla dhe llaci e ka fain shteti dhe policia e vlores qe eshte me e kruptuara ne bote se i dine kush e vrau dhe kush i bene po nuk duan sic nuk duan per gjarjet e tjera per ti zbardhe se marin leket te gjitha i dine vrasjet e te tjera vetem ligji me vdekje i ndalon pse nuk bejne ne dubai trimat po ka cecua bicak jane shoke te gjithe

    • Turi: 08/12/2024 10:26

      Po flasim per ata qe e kane vendosur tritolin dhe per vrasesit e atij djalit kurse ti ke hallin se si e kane blere lokalin , te grin nga brenda se nuk ke ber ndonje gje ne jete apo jo

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim