Shpërthimi i mijëra 'biper' të grupit Hezbollah në Liban, u prodhuan në Budapest! 18 viktima dhe rreth 4000 të plagosur, 500 anëtarë humbin shikimin

Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin pas shpërthimit njëkohësisht të mijëra radio-lidhjeve (lloj ''biper'', tip mini-celulare), të cilat i përdornin për të komunikuar. Të paktën 18 viktima dhe rreth 4000 persona u plagosën nga shpërthimet që ndodhën njëkohësisht në Bejrutin jugor dhe disa zona të tjera të Libanit të martën pasdite (17 shtator).

Mes personave që kanë humbur shikimin është edhe ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe mediat raportojnë se ka humbur shikimin në njërin sy pas shpërthimit të pajisjes biper që mbante me vete për komunikim. 

Grupi Hezbollah fajësoi Izraelin për atë që e quajti "agresion kriminal" dhe u zotua se do të hakmerrej. Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë.

Në deklaratën e tij të fundit të mërkurën, Hezbollah tha se do të vazhdonte "operacionet në mbështetje të Gazës", duke shtuar se kjo ishte "një rrugë e vazhdueshme e ndarë nga çmimi i rëndë që pret armikun në përgjigje të masakrës së tij të martën".

Biper u prodhua në Budapest

Modeli i biper të përdorur në shpërthime në Liban u krijua nga BAC Consulting me bazë në Budapest, tha të mërkurën firma tajvaneze e pagerëve Gold Apollo, duke shtuar se kishte licencuar vetëm markën e saj për kompaninë me bazë në Budapest, por nuk ishte i përfshirë në prodhimin e pajisjeve.

"Produkti nuk ishte i yni. Vetëm se ai kishte markën tonë në të," u tha gazetarëve themeluesi dhe presidenti i Gold Apollo, Hsu Ching-kuang, në zyrat e kompanisë në qytetin verior tajvanez të New Taipei të mërkurën.

Kompania tha në një deklaratë se modeli AR-924 ishte prodhuar dhe shitur nga BAC.

Reagon SHBA

SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Matthew Miller, tha në një konferencë shtypi se SHBA nuk ishte e përfshira në incident dhe se nuk e dinte se kush ishte përgjegjës.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të shqetësuara për çdo incident që rrit tensionet në Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje Iranit që të mos e shfrytëzojë incidentin për të krijuar destabilitet. Uashingtoni bëri gjithashtu përsëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të tensioneve midis Izraelit dhe Libanit.

Pajisja biper

Gurpi i Hezbollah ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipuluar, duke vendosur brenda secilit një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar pastaj njëkohësisht nëpërmjet një kodi. Çdo anëtarë i grupit libanez të Hezbollah e përdor këtë lloj pajise për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.

Sipas mediave një nga hipotezat mund të jetë që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një stock të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nga distanca shpërthimin. Grupi libanez mund t'u ketë dhënë anëtarëve të tij pajisjet si një mjet për të shmangur komunikimet telefonike, të cilat përgjohen lehtësisht, dhe kështu padashur kanë bashkëpunuar me planin izraelit.

Pajisja model pagers (BIPER)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Lufta në Lindjen e Mesme/ Katër ushtarë izraelitë vriten në Gaza, mes tyre viktimë edhe ushtarja e parë femër!

Katër ushtarët izraelitë të vrarë në Rafah

Gaza- Pavarësisht asaj që ndodhi dje (17 Shtator) në Liban, ku mijëra bipera shpërthyen me telekomandë dhe lanë të vdekur dhe të plagosur në anëtarët e Hezbollah, luftimet në Gaza nuk ndalen.

Katër ushtarë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë luftimeve të djeshme në Rafah, në Rripin jugor të Gazës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) e njoftuan këtë mëngjes (18 Shtator), shkruan “La Repubblica”.

Mes viktimave është edhe 20-vjeçarja Agam Naim, një reshtere ndihmëse. tre të tjerët (në foto) janë Dotan Shimon, Amit Bakri , reshterë, dhe kapiteni Daniel Mimon Toaff.

IDF specifikon se ajo është ushtarja e parë femër që vdes në ofensivën tokësore kundër Hamasit, numri i të cilëve shkon në 348 në total.

Ora 10:28
Zyrtarët amerikanë: Izraeli shpërtheu mijëra biper në Liban më herët se sa e kishte planifikuar, kishte frikë mos zbulohej nga Hezbollah

Sipas zyrtarëve amerikanë, Izraeli vendosi që të shpërthejë njëkohësisht mijëra pajisje biper të anëtarëve të grupit të Hezbollah nga frika se operacioni i tij i fshehtë mund të zbulohej nga grupi Hezbollah.

Kështu shkruan Axios duke cituar tre zyrtarë amerikanë.

Një ish-zyrtar izraelit me njohuri për operacionin tha se inteligjenca izraelite e kishte planifikuar shpërthimin në një moment tjetër, por ditët e fundit, liderët izraelitë kishin filluar të shqetësoheshin se gjithçka mund të zbulohej Hezbollahu, shkruan Axios.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, ministrat e tij dhe shefat e IDF dhe inteligjenca izraelite vendosën të shpërthenin mijëra biper tani në vend që të rrezikonin që sulmi të zbulohet nga Hezbollahu, tha një zyrtar amerikan.

Ora 08:35
FOTO/ Shikoni si është transformuar pajisja pagers mini-celular (biper) pas shpërthimit të telekomanduar

Moment nga një prej shpërthimeve dhe pajisja biper e shkatërruar

Liban- Kjo është një nga pajisjet mini-celular biper (pagers) pas shpërthimit të telekomanduar të organizuar që preku mijëra anëtarë të Hezbollah në Liban ditën e djeshme (17 Shtator), të cilët ishin pajisur nga liderët e tyre për komunikim të brendshëm, që t’i ruheshin spiunazhit izraelit Mossad.

E shkatërruar plotësisht nga forca e eksplozivit, e aktivizuar vetëm me një buton. Siç shihet edhe në foto, e copëtuar tërësisht.

Por duket se inteligjenca izraelite e ka gjetur “çelësin” pikërisht tek këto pajisje. Ka qenë në kontakt me njerëz të infiltruar brenda Hezbollah, ka siguruar informacionin e porosisë për gati 10 mijë pajisje dhe në momentin e prodhimit nga kompania tajvaneze “Golden Apollo”, e cila thotë se autorizimin ia kishte dhënë një kompanie në Europë, ka montuar edhe eksplozivin në sasi të vogla (dyshohet për C4).

Askush nuk ka dyshuar, edhe pse sipas informacioneve më herët një nga krerët e Hezbollah ka dhënë urdhër që të hiqeshin nga qarkullimi. Dhe pasojat janë këto. Kështu janë kthyer të gjithë pagers pas eksplodimit me telekomandë. Bilanci deri tani 9-18 të vrarë (shifra ende jo zyrtare), 3-4 mijë të plagosur, 200 prej tyre më rëndë, teksa për të paktën 500 raportohet se kanë humbur shikimin.

Pajisja e shkatërruar pagers (mini-celular biper), pas shpërthimit
Ora 07:44
VIDEO/ Një tjetër moment kur shpërthen celulari i telekomanduar i një anëtari të Hezbollah! Gjëmim, ulërima, tym dhe njerëz të shtrirë

Liban- Këto janë pamjet e reja nga shpërthimet e telekomanduara të eksplozivëve të montuar në grupin e mini-celularëve të shpërndarë për organizatën Hezbollah dje në Liban, më 17 Shtator (që funksionojnë edhe si radio komunikimi apo Biper).

Momenti fatal kur shpërthen një tjetër telefon bombë në ambientet e një dyqani, teksa një grua është duke punuar. Panik total, tym, zhurmë, ulërima dhe sigurisht të lënduar e shkatërrime.

Video e publikuar nga rrjeti televiziv “News Nation” ditën e sotme (18 Shtator), tregon edhe pasojat e shpërthimit të organizuar, që është aktivizuar në të njëjtën kohë nëpërmjet një kodi sekret që kanë pasur telefonat, (për të cilën ekspertët e kibernetikës po punojnë ta zbulojnë se si).

Dyshimet janë se aparatet kanë pasur të instaluar brenda tyre një program sekret që merrte komandë të njëkohshme dhe ishin të lidhura mes tyre në rrjet, duke aktivizuar eksplozivin e vendosur.

Deri tani mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën 9 persona u vranë (disa media shkruajnë për rreth 18 viktima) dhe mijëra të tjerë u plagosën pas një sulmi të koordinuar që shkaktoi shpërthimin e telefonave sekretë apo pajisjeve të komunikimit të përdorura nga Hezbollahu, nga ku anëtarët merrnin komanda. Numri i shpërthimeve deklarohet 10 mijë shpërthime.

Por zyrtarisht deri tani janë raportuar 3 mijë të plagosur (numri nuk është ende zyrtar dhe i saktë), nga të cilët 200 me lëndime serioze dhe që po trajtohen nëpër spitale, kurse 500 prej tyre kanë humbur shikimin.

Tracy Walder, një ish-oficere e CIA-s dhe FBI-së, thotë se “sulmi do të ketë një ndikim psikologjik mbi grupin terrorist për dekada dhe ata do të duhet të gjejnë mënyra të reja për të komunikuar”.

Hezbollah dhe Libani kanë fajësuar Izraelin se qëndron pas këtij sulmi, teksa po ndiqen gjurmët e rrjetit ku janë prodhuar, kush i shiti dhe shpërndau tek anëtarët dhe cili prej tyre është “nishani” që Mossad ka përdorur.

Një tjetër moment shpërthimi
Ora 07:41
Blinken sot në Kajro, diskuton për armëpushim mes Izraelit e Hamasit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet sot në Kajro për të diskutuar për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Blinken do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Kjo është vizita e 10-të e Blinken në Lindjen e Mesme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 18/09/2024 10:02

    Po telefonate?

    Përgjigju
  • E DREJTA: 18/09/2024 09:20

    SI GJITHMONE CIFUTET E PABESE VRASIN VETEM POPULL TE PAMBROJTUR (SE NE SUPERMARKET SHKOJNE VETEM POPULL)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

Operacioni për kapjen e grupit ‘Çopja’ u dekonspirua? Policia në ‘sitën’ e SPAK, në pyetje u morën Rrumbullaku, Nallbati dhe drejtori i Operacionales

Operacioni për kapjen e grupit ‘Çopja’ u dekonspirua? Policia në ‘sitën’ e SPAK, në pyetje u morën Rrumbullaku, Nallbati dhe drejtori i Operacionales