Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan, çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Nuredin Dumanit

Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan, çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Nuredin Dumanit

Elbasan- SPAK tërheq dosjen e shpërthimit me tritol në derën e banesës ku jetonin me qira dy motrat Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan.

Shpërthimi ndodhi më 14 korrik 2024 në korridorin e katit të 4 të pallatit në lagjen "Haxhias" të këtij qyteti, ku ndodhej dhe apartamenti ku banonin të dyja motrat.  

Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i motrave, Enea Thomarai. 26 vjeçari ndodhet në gjendje kome, te Trauma në Tiranë i ra mbi trup dera e shtëpisë së tij.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se dosja do të hetohet së bashku me dosjen e Nuredin Dumanit pasi motrat Nikolli akuzuan të penduarin e drejtësisë, me të cilin njëra prej tyre dy muaj më parë kishte nisur një romancë.

Duke folur për mediat, Alda Nikolli zbuloi raportin e saj me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se jetonte me kushte luksoze në qeli, madje dhe vendoste gjoba nga burgu. Alda tha se u ndje e përdorur prej tij, me qëllim që kunatit të saj Amarildo Xhanej, t’i hiqej statusi i të penduarit të drejtësisë.

Dy vajzat nga Lezha kishin dy muaj që banonin në Elbasan në apartamentin ku dhe ndodhi shpërthimi.  Edhe Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili dyshohet si vrasës me pagesë, reagpoi në një postim në rrjetet sociale, duke hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani. Ndërkohë kamerat e sigurisë 

Ndërkohë policia e Elbasanit ka bërë me dije se ka identifikuar autorin e vendosjes së tritolit në derën e hyrjes ku jetonin me qira dy motrat, Nikolli, dhe po punon për arrestimin e tij. 

Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol

Lajmi  ne perditesim...

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin dhe akuzon Bashën: Ka përgjegjësi për vrasjet, u paralajmërua por s'mori asnjë masë

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin dhe akuzon Bashën: Ka përgjegjësi për vrasjet, u paralajmërua por s'mori asnjë masë