Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit

Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit

Me premtimin për kthim gradual në normalitet tani që shumë vende kanë filluar fushatat e vaksinimit, po ndizet debate për pasaportat e vaksinimit. Ata që e mbështesin këtë ide thonë se do të lejojë për lëvizjen e sigurtë të njerëzve, por të tjerët e kundërshtojnë duke ngritur pikëpyetje për diskriminim të atyre pa pasaportë:

Për muaj me radhë qytete turistike kanë qenë të boshatisura, por tani njerëzit kanë filluar të bëjnë plane udhëtimesh të ushqyera nga premtimi i vaksinës kundër COVID-it.

"Dua të shoh diçka tjetër përveç katër mureve të shtëpisë. Mendoj se shumë prej nesh këtu në Britani po vuajmë të njëjtin stres. Sa mirë do të ishte sikur të shihnim diçka ndryshe, mezi e pres,” thotë një britanik.

Ky padurim dhe shpresa për rihapje nga vaksinat ka rezultuar në shtim të interesimit për prenotimin e udhëtimeve turistike.

"Kemi filluar të shohim rezervime për në fund të verës. Shohim që njerëzit po shfaqin më shumë interes dhe po tregohen më aktivë në plane,” thotë Alan French, agjent udhëtimesh.

Në Britani, së shpejti njerëzve mund t’u kërkohet të hapin një aplikacion në celular që shërben si pasaportë për të vërtetuar se mund të frekuentosh bare e objekte publike.

Disa drejtues sektorësh e mbështesin këtë ide. Charlie Mullins drejton një kompani për punime hidraulike. Ai thotë nuk do të marrë në punë njerëz që nuk kanë pasaportë vaksinimi:

"Aktualisht njerëzit do të zvarriteshin pa rroba nëpër borë për të bërë vaksinën. Përse ta bëjmë kaq të komplikuar? Kjo mënyrë na jep mundësi ta vëmë situatën nën kontroll,” thotë zoti Mullins.

Nëse pasaportat e vaksinimit fillojnë të praktikohen në masë, ato mund të bëhen çelësi që u garanton njerëzve pjesëmarrje në grumbullime masive si festivale apo bankete, të cilat u anuluan gjatë pandemisë.

Por kjo ide ka hasur në rezistencë nga disa grupime.

Juristi David Samuels paralajmëron kompanitë dhe vendet që po e peshojnë këtë mundësi:

"Nëse bëhet fjalë për njerëz që kanë probleme të caktuara shëndetësore, ata mund të jenë të përjashtuar nga vaksina. Ka njerëz që nuk duan të vaksinohen për arsye ideologjike. Këta individë do ta shohin si të padrejtë përjashtimin nga shoqëria, pasi nuk kanë pasaporta vaksinimi”.

Kur bëhet fjalë për udhëtime ndërkombëtare, dalin ndërlikime të tjera që kanë të bëjnë me kornizën ligjore. Nuk pritet që kompanitë e fluturimeve ta përqafojnë idenë e pasaportave të vaksinimit:

"Mund të duhen 25 vjet për të rënë dakord për standarde ndërkombëtare për këto pasaporta. Unë mendoj se mjafton të kesh konfirmim nga mjeku i familjes apo klinika ku je vaksinuar,” thotë Michael O’Leary, shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore “Ryanair”.

Megjithë pikëpyetjet, shumë qeveri po analizojnë propozime për të kërkuar dokumentacion që vërteton se personi nuk përbën rrezik për përhapjen e virusit.

Danimarka tha në fillim të muajit se po bashkërendon veprimet me bizneset për të krijuar një pasaportë dixhitale për vaksinën kundër COVID-it, duke e reklamuar këtë përpjekje si hap drejt normalizmit.

Duket se edhe Kryeministri britanik, Boris Johnson e mbështet këtë ide:

"Nuk ka diskutim që këtë drejtim do të ndjekin shumë vende. Ato do të kërkojnë pasaporta vaksine kundër COVID-it, ashtu siç kërkonin provë se personi ishte vaksinuar nga ethet e verdha apo sëmundje të tjera. Do të praktikohet në shkallë ndërkombëtare”.

Ngaqë ende nuk dihet si do të ndryshojnë rregulloret nga një vend në tjetrin, shumë njerëz për momentin po bëjnë plane për udhëtime brenda vendit./ Marrë nga VOA

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë