Skena politike e Kosovës është larg asaj që të mundë të ndahet lehtësisht me një vijë me laps, në dy fusha, njërën të bardhë, tjetrën të zezë, në njërën anë të mirët, në tjetrën të këqijtë.
Fryma e partisë së dikurshme komuniste, e cila si organizatë jodemokratike prodhonte vetëm karrieristë ambiciozë në njërën anë, dhe heshtakë e oportunistë të patundur në anën tjetër - mund të ndjehet ende në secilën parti. Se ende kemi deputetë a deputete, të cilët lënë përshtypje se ndoshta s’do t’u dëgjohej zëri kurrë, sikur dikush të mos ua kishte shkruar një fjalim më parë dhe të mos u kish thënë se duhet ta lexojnë - kemi mundur të shohim në secilën seancë të Parlamentit të Kosovës.
Me “aderimet” me bujë të këtyre ditëve, po ashtu, ndonëse partitë politike përpiqen të tregojnë se janë të hapura e demokratike, në të vërtetë e dëshmojnë mu të kundërtën. Me sjelljen spektakulare të fytyrave të reja brenda tyre, ato po tregojnë se udhëheqjet e tyre, në vend të njërit prej postulateve kryesore të demokracisë – konkurrencës së lirë të ideve, më shumë preferojnë demokracinë e marrëveshjes. Me katapultime të tilla, oligarkitë e tyre llogarisin në dy efekte njëkohësisht: të krijojnë atmosferë cirku, sepse populli i beson mrekullitë dhe, nga ana tjetër, ta forcojnë kupolën, për shkak se të ardhurit në mënyrë jodemokratike s’kanë s’i të sillen ndryshe, pos t’u bashkohen “të fortëve”.
Për aq sa i shpaluan në debate, ato pak a shumë nuk dallojnë as nga ofertat e tyre programore. Presin t’u besojmë në premtime ndër më të pabesueshmet, në qëllimet e mira deklarative dhe në fraza popullore. Vetëm tash e tutje mbase do t’u duhet të fillojnë të kuptojnë se sa zor është të hartohet një program i vërtetë qeverisës, konsistent me ideologjitë e tyre dhe programet partiake, dhe t’i bëjnë të dukshme qartë e të matshme veprimet konkrete që dëshirojnë t’i ndërmarrin, në vend të teknikës së deritanishme të arnimeve “copy paste”. Dhe do të fillojnë të mësojnë se programet e shkruara në letër duhet edhe të realizohen në praktikë.
Megjithatë, relativizmi mund të jetë i dëmshëm dhe me defekte, sepse, në gjendjen tonë, edhe nuancat janë tepër të rëndësishme. E, ato megjithatë ekzistojnë. Në qoftë se partitë opozitare nuk janë krejt të bardha, ato megjithatë, në krahasim me të zezën futë të partisë në pushtet, dalin pak a shumë gri, dhe ky, në kushtet tona nuk është dallim i vogël.
Ajo që e bën tepër të veçantë partinë në pushtet në krahasim me të tjerat, është potenciali i madh i saj totalitar. Le të harrojmë për një çast veprat më të rënda kriminale për të cilat dyshohet organizatës e saj “e inteligjencës”, të cilat herë do kur do të duhet të ndriçohen nga drejtësia, edhe “rutina” e saj është e mjaftueshme sa për t’ia zënë frymën zhvillimit të një shoqërie – shndërrimi i pothuaj se i të gjitha institucioneve dhe resurseve të këtij vende në asete partiake.
Ndonëse analistët duhet të përmendin treguesit makroekonomikë për të objektivizuar vlerësimet e tyre për dështimet e kësaj partie, duhet thënë se kjo është një punë e kotë, sepse ata vetë asnjëherë nuk janë parë të brengosen vërtet as për rritjen ekonomike, as për zbutjen e papunësisë, as të varfërisë.
Çdo votë për partitë tjera, cilatdo qoftë, prandaj, me të gjitha të metat e tyre, ndihmon në shprishjen e këtij potenciali totalitar. Nuk është çështja, pra, se për kë do të votojnë më 8 qershor votuesit e lirë, por sa është zvogëluar kontingjenti klientelist i partisë në pushtet.
Të shpresojmë se nuk ka mbetur aq sa t’ia mundësojë edhe një mandat.
/Shqiptarja.com