SARANDË- Një 58-vjeçar mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Sarandës. Një mjet u hodh në erë me tritol, ndërsa 58-vjeçari Isuf Jaçaj që ishte brenda në makinë humbi jetën menjëherë pas shpërthimit. Atentati është tipik mafioz, me 800 gram tritol të vendosur poshtë automjetit tip Toyota kur ai ishte i parkuar dhe në momentin kur viktima është futur në makinë autori e ka aktivizuar. Deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:50 të 4 tetorit në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, Klaus Jaçajt vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol. Shpërthimi tronditi qytetin bregdetar, ndërsa Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohen dëmet e mëdha që janë shkaktuar në makinë nga shpërthimi i fuqishëm, ndërsa është dëmtuar edhe një tjetër mjet aty pranë, si edhe disa biznese. Hetuesit, një grup i nisur menjëherë nga kryeqyteti, dyshojnë se edhe vrasja e Isuj Jaçajt lidhet me ngjarjen e të birit, me pistën e hakmarrjes që mbetet për momentin kryesorja.
I biri i tij, Klaus Jaçaj, 31 vjeç, është përfshirë në një ngjarje kriminale më 17 korrik në qytetin e Sarandës dhe aktualisht ndodhet në burg. Vetë 58-vjeçari merrej me turizëm duke transportuar me skaf pushues drejt plazheve dhe duke bërë guida turistike.
"Rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën", informoi Policia e Sarandës.

Mjeti i cili u hodh në erë me tritol
Më 17 korrik, në qytetin e Sarandës dy të rinj u plagosën me armë zjarri nga Ramadan Zoto allias Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për një tokë në bregdet. Zoto qëlloi me armë dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën. Ishte Klaus Jaçaj, ai i cili e ndihmoi Zoton të largohej nga vendi i ngjarjes, bashkë me të vëllanë Erjon Canaj, 36 vjeç. Klaus Jaçaj u arrestua vetëm 1 javë pas ngjarjes, ndërsa vetë Ramadon Zoto ra në pranga më datë 22 gusht në qytetin e Korçës.
Por vetëm 2 ditë para arrestimit, Klaus Jaçajt iu hodh mjeti në erë më tritol. Makina ndodhej e parkuar po në lagjen numër 3, ku sot i vranë babanë, por 31-vjeçari nuk ishte në makinë. Shpërthimi me tritol i 22 korrikut në mjetin e Jaçajt mbeti një ngjarje e pazbardhur, ndërsa sot u hakmorën duke i vrarë babanë.
*Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët, Limos Didani dhe Sokol Dema

Në atentatin e mbrëmjes së djeshme, sipas ekspertëve të xhenios, dyshohet se janë përdorur rreth 800 gram eksploziv tritol, i cili ishte vendosur poshtë mjetit tip “Toyota” të Isuf Jaçaj.
Shpërthimi dyshohet të jetë kryer i telekomanduar.

Viktima e atentatit Isuf Jaçaj
Një grup ekspertësh, përfshirë edhe xhenierë, kanë mbërritur nga Tirana për të hetuar ngjarjen e shpërthimit me tritol të mbrëmjes së djeshme ku mbeti viktimë Isuf Jaçaj.
Sasia e eksplozivit ishte vendosur poshtë automjetit dhe dyshohet se është aktivizuar me telekomandë. Deri më tani, pista kryesore dyshohet të lidhet me djalin e tij, Kalus Jaçaj, i cili rezulton i përfshirë në një plagosje me armë zjarri më 17 korrik në Sarandë.
58-vjeçari Isuf Jaçaj i cili u vra mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Sarandës, mësohet se merrej me turizëm. Ai transportonte pushues me skafe, ndërsa një vit më parë ishte pjesë e një proteste që pronarët e mjeteve ujore kishte organizuar para Bashkisë së Sarandës. Vetëm 3 muaj më parë, 58-vjeçarit kishin tentuar t’i vrasin të birin, i cili ishte përfshirë në një plagosje me armë.

Viktima Isuf Jaçaj
Isuf Jaçaj, 58 vjeç mbeti viktimë e një atentati me tritol mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, pas një shpërthimi i të fuqishëm që tronditi qytetin bregdetar. Dyshohet se ai është vrarë për hakmarrje, pas një plagosje në të cilën u përfshi i biri më 17 korrik po në qytetin e Sarandës. Ai ndodhet në burg dhe akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për tokat në bregdet.
Ndërkohë, vetëm 3 muaj më parë, më 22 korrik, Klaus Jaçajt i hodhën në erë mjetin me tritol. Mjeti ishte i parkuar pranë një pallati, po në lagjen numër 3, në të njëjtën zonë ku babai i tij humbi sot jetën në një atentat me tritol.

Viktima Isuf Jaçaj
Report Tv ka siguruar foton e viktimës së atentatit me tritol në Sarandë. Viktimë ka mbetur Isuf Jaçaj, 58 vjeç. Ai ka humbur jetën pasi mjeti iu hodh në erë me tritol.

Viktima Isuf Jaçaj
Komente










Shtet leshi. Ska as drejtesi as prokurori as polici asgje. Shumica e kane mendjen te kapin ndonje lek kudo me intriga. Lodhet njeriu per te drejten e tij sa ska vetem ketu. Vriten me bomba pastaj dhe si ben pershtypje me Njeriu. Ja prandaj ikin
PërgjigjuQe nga kamza keta dhe I ka lon gjyshi toke ke breeders I pru sali berisha nga Mali ne kamez hapen syte Ne 96 shkun ne sarand e polli gjyshi toke ne bregded.
Përgjigju