Përbërësit:
- 4-5 racione mish qengji ose viçi
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle miell
- 1 gotë qumësht ose kos
- 1 e verdhë veze
- Lëng limoni sipas dëshirës
- Majdanoz i freskët
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Presim mishin në racione, shtojmë pak kripë dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë. Ndërkohë në një tigan, kaurdisim gjalpin me miellin derisa të marrë një ngjyrë të lehtë. E shuajmë masën me pak nga lëngu i mishit duke e trazuar mirë që të mos formohen kokrriza. Shtojmë qumështin ose kosin, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe bashkojmë mishin me lëngun. I lëmë të ziejnë së bashku për disa minuta. Ndërkohë rrahim të verdhën e vezës me pak lëng limoni dhe e shtojmë në fund fare. E shërbejmë të ngrohtë, spërkatur me majdanoz të freskët dhe disa copa gjalpë të shkrira sipër.
Komente












