Shqipëri-Maqedoni-Kosovë, gati 
marrëveshja e re për arsimin e lartë

Shqipëri-Maqedoni-Kosovë, gati <br />marrëveshja e re për arsimin e lartë
Ministra e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla mori pjesë ditën e sotme në konferencën rajonale për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencorë të mbajtur në Prishtinë. Pjesë e kësaj konference ishin Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami dhe Ministri i Arsimit të Maqedonisë, Abdilaqim Ademin, Ministra e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe rektorë, pedagogë e aktorë të tjerë të arsimit të lartë të tre vendeve. 

Ministrja Nikolla gjatë fjalës së saj në hapjen e kësaj konference nënvizoi rëndësinë e ndërthurjes, shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimin e politikave arsimore midis 3 vendeve si një mënyrë mjaf e mirë që rrit cilësinë e arsimit.   

Eksperiencat e vendeve tona duhet të ndërthuren në shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkërendimin e politikave. Dua të vendos theksin në rëndësinë e kësaj konference në integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Reformimi vjen me integrimin e plotë të vendit tonë në BE. Dija nuk është biznes, por dija më e mirë sociale, ekonomike dhe kulturore. Për këtë arsye sot na kërkohet të jemi më të përgjegjshëm dhe më të përkushtuar” theksoi Nikolla.

Më tej, Nikolla bëri një pasqyrim të reformave që qeveria ka marë në përmirëimin e sistemit arsimor në vend. Ajo u shpreh se pas kontrolleve të ushtuara në 59 institucione të arsimit të lartë u hasën shumë shkelie ku një pjesë e tyre shërbenin si piramida ku shiteshin bursa, ndaj dheu vendos mbyllja e 18 institucioneve të arsimit të lartë dhe pezullimi i 13 të tjerave.  

Shqipëria që në 2013 ka firmosur Kontratën e Bolonjës për të qenë pjesë e ecjes përpara në familjen Europiane. Në këtë vit, shqipëria kishte 59 institucione publike dhe jopublike të arsimit të lartë. Ne morëm një nismë për kontrollin e këtyre institucioneve. Siç edhe opinioni publik është informuar ne aty hasëm shumë fakte të cilat shkelninligjin. Një pjesë e tyre shërbenin si piramida, ku shiteshin bursat. Ne reaguam menjëherë duke mbyllur 18 institucione të arsimit të lartë dhe pezulluam 13 të tjera. Kjo sepse fëmijët tanë duhet të kenë një arsim më cilësor”, tha Nikolla

Gjithashtu, Ministrja Nikolla tha se paralelisht me këtë proces u punua për reformën ne arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor dhe për këtë u zgjodh jo rruga e vendimmarrjes politike nga Ministria e Arsimit apo Qeveria Shqiptare, por u ndërtua një proces i ri politikbërje nga një Komision profesionistësh, drejtuar nga Prof. Arjan Gjonca
“Tashmë, në Shqipëri, ne kemi hyrë në një fazë vendimtare të këtij procesi pasi një viti të tërë debati publik dhe dëgjesave publike me Institucionet e Arsimit të Lartë. Një draft-ligj është miratuar dhe dërguar tashmë për diskutim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nga ana e Qeverisë që unë përfaqësoj. Ky draft është produkt i një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe unik”, u shpreh Ministrja, Lindita Nikolla.

Më pas, Ministrja u shpreh se agjencia angleze anëtare e ENQA-s, (Organizata Evropiane e Sigurimit të Cilësi në Arsimit e Lartë) do të mundësojë procesin e akreditimit, pra vlerësimin e cilësisë për të gjitha IAL-të, publike dhe private, për të mundësuar një raportim transparent publik brenda muajit dhjetor.
Në lidhje me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor Nikolla përmendi katër shtyllat dhe ndryshimet kryesore që kjo reformë mëton të sjellë në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri: skemë e re financimi, financim publik më të drejtë për studentin, autonomi për universitetet, modernizim i qeverisjes së brendshme.
Fjala e plotë e Ministres Lindita Nikolla në Konferencën Rajonale për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor

Marrëveshje midis Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
 
Në një takim të përbashkët që patën ministrat e arsimit të tre vendeve u ra dakord që së shpejti të firmoset një marrëveshje mes tyre në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Kjo marveshje synon të unifikojë standardet, kurrikulat, diplomat e vendeve, në kuadër të integrimit arsimor rajonal.

Gjatë konferencës për shtyp, të zhvilluar pas takimit të tre Ministrave të Arsimit, Ministrja Nikolla tha se Konferenca Rajonale do të vendos një axhendë të re pune për arsimin e lartë, me një kryefjalë që është cilësia.

“Jo vetëm që ju falënderoj për organizimin e kësaj konference, por shpreh gatishmërinë e Qeverisë Shqiptare dhe institucionit që unë drejtoj që të ecim me ritmet e kësaj agjende të fortë pune, sepse arsimi është politika më e mirë ekonomike, është sektori që na prek të gjithëve dhe të gjithë jemi të interesuar që ky sektor të eci shpejt, sipas zhvillimeve të kohës. Në këtë mënyrë, do t’u mundësojmë qytetarëve shqiptarë në vendet tona, por jo vetëm, që përmes sistemit tonë arsimor të formohen me shprehi, me dije, me qëndrime të konvertueshme me tregun e punës në vendet tona të rajonit, por edhe në hapësirën evropiane dhe më gjerë”, tha Nikolla.

Ministrja shtoi se kryefjala e marrëveshjes mes dy vendeve është cilësia e diplomave, e kërkimit shkencor, e Institucioneve të Arsimit të Lartë, të gjitha këto të krahasueshme me standardet evropiane të cilësisë.

Ekipet e ekspertëve që marrin pjesë në këtë konferencë po punojnë për të gjetur hapësirat e përbashkëta për orientim drejt unifikimit rajonal të arsimit të lartë. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës