'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë

Aktori shqiptar nga Kosova, Leonit Maloku tregoi në Minuta Zero eksperiencën e tij si një tifoz i kombëtares kuqezi, të cilën e ndoqi nga afër edhe këtë Kampionat Europian në Gjermani.

Për Eljan Taninin Maloku thotë se shqiptarët e Kosovës gjithnjë kanë mbështetur kombëtaren e Shqipërisë edhe pse në kompeticionet ndërkombëtares Kosova nuk është përfaqësuar. Në qytetet gjermane, Maloku thekson se shqiptarët e të gjitha trevave u bënë bashkë në mbështetje të kombëtares.

'Mendoj se ne këtej në Kosovë i kemi pasur zbrazëtinë e brendshme që ne nuk kemi parë Kosovën të luajë në arenën ndërkombëtare dhe kemi pasur Shqipërinë si back up për të shuajtur zjarrin brenda shpirtin tonë dhe kjo zbrazëti, mendoj se Shqipëria e ka plotësuar. Por mendoj se jemi një. E kemi entuziasmin që festojmë 17 shkurtin, nëntorin edhe këtë lloj feste. Shqiptarët rrinin bashkë, nga Shkupi, Kumanova. Edhe bashkë me spanjollët, italianët, gjermanët rrinim bashkë festonim bashkë. Shumë familjarët nga Kosova kanë shkuar për të vizituar edhe familjarët e tyre edhe me pa lojën edhe me festuar bashkë. Kam pasur dajën në Dortmund dhe kam shkuar më pas edhe Dyseldorf. Shqipërinë e duam të njëjtë. Si të Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi, Shqipëria na bashkon. Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë. Nëse kishe parë festën që bëmë jashtë stadiumi dhe brenda nuk kishe me thënë që Kosova është streha e fundit e atdhedashurisë, por krejt trevat mbarëshqiptare e kanë një dashuri tepër të madhe për Shqipërinë. Shqipëria na bashkon dhe jemi një. Mendoj se krejt Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë me ia dhënë krejt dashurinë Shqipërisë.'


Lajmi kryesor:

'Minuta Zero'/ Nard Ndoka zbulon: E njoh futbollin, kam qenë golëshënues! E pamendueshme që Broja rri jashtë formacionit


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Dibër/ Kultivoi bimë narkotike në Selishtë, në pranga 36-vjeçari, në hetim edhe kryeplaku

Dibër/ Kultivoi bimë narkotike në Selishtë, në pranga 36-vjeçari, në hetim edhe kryeplaku