Tranjeri Xhani De Biazi dhe kapiteni Lorik Cana janë të sigurtë se Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e të dielës përballë Armenisë.
Gjatë konferencës për shtyp, në mbyllje të përgatitjeve, timonjeri De Biazi la pak të kuptohet për formacionin, teksa vlerësoi atmosferën e krijuar në skuadër.
Sipas tij, kuqezinjtë kanë dhënë maksimumin gjatë kësaj jave përgatitjesh dhe tashmë priten rezultatet. Duke folur për takimin, De Biazi u shpreh se skuadra është përgatitur mirë taktikisht. "Duhet të bëjmë një ndeshje taktikisht perfekte pa lejuar hapësira për kundërshtarin sepse kanë kualitete në kundërsulm. Ne nuk luajmë për barazim por për fitore. Për të fituar duhet studiuar loja e kundërshtarit, të përgatitemi psikologjikisht dhe të bëjmë detyrat që kemi kryer në stërvitje. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos na pushtojë entuziazmi. Kundërshtari ynë, vlerësoi De Biasi është i rrezikshëm dhe duhet marrë në konsideratë ndërsa ne duhet të shfrytëzojmë kualitetet tona".
Kapiteni Lorik Cana, i cili do të drejtojë skuadrën nga katërkëndëshi i gjelbër u shpreh se pavarësisht disa mungesave, fitorja nuk duhet vënë në diskutim.
Lideri i kuqezinjve evidenton përmirësimin e skuadrës gjatë kësaj kohe duke theksuar se suksesi është objektivi i grupit. "Skuadra ka më shumë përvojë dhe di të përshtatet me çdo lloj situate gjatë ndeshjes, di të reagojë dhe kjo është pozitive. Do të luajmë për fitore por në fund do të flasë fusha", deklaroi Cana.
Kombetarja ne stervitje (arkiv)
Lajm i keq për kuqezinjtë:
Arlind Ajeti dhe Naser Aliji nuk do të jenë të gatshëm për Shqipërinë në ndeshjen e së dielës me Armeninë. Dy mbrojtësit e grumbulluar nga De Biazi nuk kanë marrë ende lejen nga FIFA për t'u aktivizuar me kuqezinjtë, pasi më parë kanë mbajtur veshur fanellën e Zvicrës në ekipet e moshave.
Një problem jo i vogël ky i De Biazit në prag të ndeshjes së 29 marsit, mbi të gjitha pas dëmtimit të Mavrajt, që lë një boshllëk jo të vogël në mbrojtje. Për këtë ka folur dhe timonjeri De Biazi.
"Më vjen keq që Ajeti dhe Aliji nuk do jenë pjesë e skuadrës për arsye burokratike. Ende nuk e dimë nëse Mavraj do të jetë ose jo, përgjigjen do e marrim ditën e ndeshjes. Curri është rikuperuar dhe është gati të zërë vendin në formacion. Kjo nuk është një ndeshje që vendos kualifikimin, pasi kjo vjen në vazhdimësi. Kemi fituar ndeshjen e parë, kemi barazuar të dytën dhe ishim pranë barazimit në ndeshjen e tretë. Do të luajmë sfidën e 4 dhe do të përpiqemi ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme". /atsh/
/Shqiptarja.com