/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kuqezinjtë kanë vijuar sot ditën e 5-të të përgatitjeve në kuadër të takimit të së dielës ndaj Armenisë, të vlefshme për kualifikuesete e Europianit "Francë 2016"
Ashtu siç ishte në program, Tekniku De Biazi vëzhgoi gjendjen e skuadrës, ndërkohë që i ka dhënë leje Alban Mehas për te shkuar ne Gjermani, ne pritje te lindjes se femijes se tij. Në përfundim të stërvitjes, De Biazi sërish është konsultuar me infermjerinë për gjendjen e dy futbollistëve, Debatik Currit, i cili ka shumë mundësi të jetë i disponueshëm dhe Mërgim Mavraj i cili ka pak shanse të jetë në formacion.
Në përfundim të seancës stërvitore, ashtu siç edhe ishte planikuar, Xhani De Biazi ka dërguar dy futbollistë për një deklaratë për shtyp. Në konferencën e përditshme dolën Ledian Memushaj dhe Taulant Xhaka. Mesfushori zviceran u shpreh se kuqezinjtë nuk duhet të udhëhiqen nga euforia, pasi edhe barazimi është rezultat i pranueshëm. "Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, ku sigurisht do të kërkojmë fitoren për të rritur shanset tona për në Europian. Por dhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq për ne, sepse sërish do të kishim shanse për t'u kualifikuar",u shpreh Xhaka. Ai në fjalën e tij foli dhe për mungesën e Mavrajt, ku sipas Xhakas, Arlind Ajeti ka aftësit e duhura për të mos e ndjerë mungesën e Mavrajt. "Arlindi është një mbrojtës i ri dhe shumë i fortë. Unë kam shumë besim tek ai se do ta zëvendësojë më së miri Mavrajn", vijoi Xhaka.
Futbollisti tjetër kuqezi që doli sot para mediave, Ledjan Memushaj tha se për të nuk ka rëndësi pozicioni ku luan, por fitorja ndaj armenëve. Sipas tij një futbollist duhet të luaj aty ku ka më shumë nevoje skuadra. "Parapëlqej më shumë te luaj me një mesfushë me tre, pra në pozicionin që po provon De Biasi. Gjithësesi, pozicioni nuk ka rëndësi, po ashtu luaj apo nuk luaj unë, rëndësi ka që ne të marrim fitoren. Duhet të japim të gjithë maksimumin në fushë, pasi Armenia nuk është një skuadër e lehtë për t'u mundur", përfundoi Memushaj.
Gjatë pasdites pritet një seancë tjetër stërvitore për kuqezinjtë, ndërsa të shtunën do të jetë dhe dita e përgatitjes teknike e takimit.
/Shqiptarja.com