/ATSH/- Ambasadori shqiptar në Kosovë Qemal Minxhozi, vizitoi sot në Prishtinë organizatën, Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, e cila deri tani ka trajnuar rreth 12.000 fermerë, për zhvillimin rural, për prodhimin e ushqimit të shëndetshëm etj.

Burime nga Ambasada Shqiptare në Kosovë bënë të ditur se shkëmbim eieksperiencash pozitive ka pasur edhe me grupe fermerësh nga Shqipëria, që mendohet të avancohen më tej.