Shqipëria anëtarësohet në GSTC, më 6 dhjetor mbahet ‘Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm

Shqipëria anëtarësohet në GSTC, më 6 dhjetor mbahet ‘Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm

Deti Jon

Shqipëria është vendi më i ri anëtar i Këshillit Global të Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC), angazhim që çon akoma tej vizionin gjithëpërfshirës të Shqipërisë për sektorin e turizmit.

Në vijim të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar më herët Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe GTSC, më datë 6 dhjetor do të organizohet  në Tiranë “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm” me pjesëmarrje nga Këshilli Global i Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC), përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit si dhe përfaqësues të sektorit privat të turizmit dhe industrisë nga rajoni.

“Shqipëria ka një qasje unike ndaj turizmit që reflektohet edhe në politikat tona. Jemi nga të paktat vende ku turizmi dhe mjedisi drejtohen nga e njëjta ministri, duke krijuar një sistem të brendshëm kontrolli dhe balancimi. Qëllimi ynë është të zhvillojmë turizmin si sektorin kryesor të ekonomisë sonë, por ne jemi po aq të përkushtuar për ta bërë atë në mënyrë të qëndrueshme, duke u kujdesur për mjedisin tonë natyror. Barometri i Turizmit i OKB-së tregon se Shqipëria kryeson Evropën në rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë.

Ndërkohë, ne kemi përcaktuar mbi 21% të territorit tonë si zona të mbrojtura, me parqe kombëtare dhe natyrore që ofrojnë mundësi të mëdha për ekoturizëm si Vjosa, lumi i fundit i egër i Evropës. Kam besim se GSTC do të na ndihmojë edhe më shumë drejt objektivave tona për një turizëm të qëndrueshëm që respekton mjedisin”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro rreth anëtarësimit të vendit pranë GSTC.

CEO i GSTC, Randy Durband shprehu angazhimin për të bashkëpunuar në promovimin e praktikave të qëndrueshme të turizmit.

“Ne jemi të kënaqur që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë i është bashkuar rrjetit tonë global si anëtar i GSTC dhe jemi të përkushtuar për të promovuar praktikat e qëndrueshme të turizmit. Ne mezi presim të punojmë me ta për të avancuar praktikat e qëndrueshme të turizmit në vendin e tyre”, tha Randy Durband.

Më herët, gjatë muajit tetor, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantoi Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030 me fokus prezantimin e Shqipërisë si një destinacion turistik i formalizuar dhe i larmishëm.

Bazuar në gjashtë shtylla kryesore, duke përfshirë investimet, politikat fiskale dhe rregullatore në turizëm, menaxhimin e destinacionit, zhvillimin e produkteve turistike, marketingun dhe trajnimin e profesionistëve të kualifikuar, strategjia synon të rrisë të ardhurat nga turizmi dhe të reduktojë natyrën sezonale të turizmit duke shtrirë ofertën turistike gjatë gjithë vitit.

Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm organizohet në Tiranë me mbështetje nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga Helvetas.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Italisë/ Milani ‘shkërmoq’ 6-1 Sassuolon, pret në çerekfinale fituesin e Roma - Sampdoria! Më tej edhe Bologna (VIDEO)

Kupa e Italisë/ Milani ‘shkërmoq’ 6-1 Sassuolon, pret në çerekfinale fituesin e Roma - Sampdoria! Më tej edhe Bologna (VIDEO)