Kemi shumë për të bërë pasi drejtësia në vend lë për të dëshiruar.
Deklarata është bërë nga vete ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, gjatë fjalës së tij në kuadër të kremtimeve të pesë majit ditës së dëshmorëve në qytetin e Beratit.
Drejtues vendorë, familjarë e të afërm te dëshmoreve të luftës, veteranë e qytetarë të shumtë kryen homazhe në varrezat e dëshmorëve në këtë qytet.
5 maji mblodhi në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Lushnjës politikanë vendore e lokale si dhe qytetare te shumtë, të cilën kryen homazhe ne varreza dhe në fjalën e tyre evidentuan rëndësinë e luftës antifashiste nacional çlirimtare.
Homazhe në varrezat e dëshmorëve janë kryer edhe qytetin e Fierit, ku drejtuesit më të lartë të politikës shqiptare, asaj vendore, veteranë të luftës dhe qytetarë të shumtë kanë vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve.
Këtë here në ceremoni nuk morën pjesë drejtues të djathtë, ndërsa të pranishimit vlerësuan sakrificën e atyre që dhanë jetën për komb e flamur.
Përfaqësues të majtë, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në Lezhë përkujtua sot 5 Majin, teksa vendosën kurora me lule në varrezat e dëshmoreve.
Ajo çfarë u vu re në këtë ditë ishte nderimi me grusht i punonjësve të bashkisë si dhe këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa nuk ka munguar edhe fotografia e diktatorit Enver Hoxha, i cila shndriti në xhaketën e këtij pensionisti.
5 Maj, dita e dëshmorëve të kombit, mblodhi bashkë pushtetin vendor, politikën, përfaqësues të organizatave të veteranëve dhe familjarë e pasardhës të dëshmorëve ne varrezat kushtuar te rënëve ne qytetin e Elbasanit.
Ceremonia e zhvilluar në varrezat e dëshmorëve u spostua në lapidarin kushtuar të rënëve për mbrojtjen e lirisë së atdheut dhe që dhanë jetën në krye të detyrës.
Ashtu siç çdo vit edhe ditën e sotme janë zhvilluar homazhe në nderim të 5 majit në varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Korçës. Ndryshe nga vitet paraardhëse këtë herë politika në Korçë ka qenë e bashkuar në nderim të martirëve të rënë në luftë teksa në homazhe ishin njëkohësisht edhe dy kandidatët forcave te mëdha politike për këtë njësi vendore.
Redaksia online
(f.m/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO