Diskutohen 236 mln dollarë, Shqipëria fiton arbitrazhin me Bankers Petroleum: Shpenzime të fryra, do të paguajë tatim-fitim

Shqipëria ka fituar gjyqin në Arbitrazhin Ndërkombëtar me kompaninë Bankers Petroleum. Kompania naftë-nxjerrëse në Patos-Marinzë kishte kërkuar në Arbitrazh që t’i njihen si shpenzime 236 milionë dollarë, por që u refuzua nga AKBN.  Në arbitrazhin ndërkombëtar kishte shkuar kompania Bankers, e cila kërkoi që t’i mbajë të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës me anë të procedurës së rikuperimit të kostove, gjë që tashmë është refuzuar nga gjykata.

Përmes një njoftimi është vetë Ministria e Energjetikës e cila bën me dije se arbitrazhi është shprehur se kostot e pretenduara nga Bankers janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme. Pra shteti nuk ka për detyrim t’i paguaj këtë vlerë.

Pas këtij vendimi në favor të Shqipërisë, tanimë kompania duhet të paguajë tatim mbi fitimin për aktivitetin e saj. Në rastin e kontratave të hidrokarbureve siç është me Bankers, Tatimi mbi Fitimin nuk është 15% por 50%. Pra mbi shumën 236 mln dollarë do të bëhet një verifikim se sa janë kosto reale dhe më pas do të nxirret detyrimi i kompanisë ndaj shtetit shqiptar.

Mosmarrëveshjet me këtë kompani kanë nisur në vitin 2011-2012 kur AKBN, nga një audit i kryer konstatoi se kompania kishte fryrë shpenzimet e deklaruara për investimet që po bënte me qëllim që të dilte pa fitim dhe të shmangte tatimin.  AKBN në auditet e saj kishte konstatuar se Bankers Petrolium ka raportuar vetëm humbje në bilancet e saj, vetëm për të mos paguar tatim fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar.

Ende nuk ka një informacion të saktë se sa është vlera totale e tatimit dhe e pagesave që kompania private duhet ti bëjë shtetit.

“Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Më tej në reagimin e ministrisë thuhet se Gjykata konkludoi se nuk mund të pretendoheshin as kostot e kundërshtuara që ishin bërë, të tilla si investimet në marrëdhëniet me komunitetin që kane qenë të ekzagjeruara ose pagesat për qiratë e tokës. Marrëveshja me kompaninë Bankers është lidhur në vitin 2004, me jetëgjatësi 25 vjeçare.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 28/06/2024 12:16

    Shyqyr fituam njehere se ngelem duke e ngrene.

    Përgjigju
  • Bravo: 27/06/2024 23:22

    Bravo shteti shqiptar. Bravo Bylyku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet