Shqipëria marrëveshje me Anglinë për pranimin e emigrantëve edhe të vendeve të tjera, pikëpyetje se ku do të përfundojnë ata pa shtetësi 

Shqipëria marrëveshje me Anglinë për pranimin e emigrantëve edhe të vendeve të tjera, pikëpyetje se ku do të përfundojnë ata pa shtetësi 

Qeveria britanike, pas daljes nga Bashkimi Evropian, i ka kërkuar qeverisë shqiptare, rinovimin një marrëveshje të vitit 2003, për pranimin e emigrantëve të paligjshëm në Angli. Qeveria shqiptare ka miratuar riaktivizimin e kësaj marrëveshje, e cila ka nisur të shqyrtohet në Kuvendin e Shqipërisë, për të kaluar më pas për miratim në seancën plenare. Një pikë e paqartë është parashikimi që Shqipëria të pranojë emigrantë nga Anglia dhe Irlanda e Veriut që u përkasin vendeve të tjera si dhe emigrantë pa shtetësi fare.

Në relacionin e marrëveshjes, theksohet detyrimi “i ripranimit të shtetasve të palëve, kushtet dhe procedurat, ripranimi i shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi, mënyrat e vërtetimit të shtetësisë për shtetasit e palëve, për shtetasit e vendeve të treta dhe personat pa shtetësi....”. Nëse ripranimi i emigrantëve shqiptarë të paligjshëm në Angli është një proces normal dhe i natyrshëm, pranimi i emigrantëve të shteteve të tjera, mbart pikëpyetje.

Në protokollin e marrëveshjes, nenet 4, 5, 6, 7 dhe 8 falin për ripranimin e emigrantëve nga vendet e tjera ose kalimin transit të tyre në Shqipëri. Në marrëveshje thuhet se Anglia do të paguajë shpenzimet e udhëtimit, dokumentacionit si dhe çdo shpenzim tjetër brenda 15 ditëve nga ripranimi. Por nuk dihet se Shqipëria si do të procedojë me emigrantët e vendeve të tjera që do të kthehen nga Anglia. Nëse Shqipëria do t’i përcjellë drejt vendeve të tyre, si do të procedojë me ata pa shtetësi?!

Gjatë ditës së sotme, marrëveshje me qeverinë britanike ishte objekt diskutimesh në Komisionin për Politikën e Jashtme. Për të prezantuar marrëveshjen i pranishëm në Komision ishte zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mihila, i cili tha se nisma lufton emigracionin e paligjshëm. Deputeti Tritan Shehu pyeti rreth risisë së marrëveshjes, që janë ripranimi i emigrantëve nga vendet e treta.

Zëvendësministri Mihila tha se “Sa i takon vendeve të treta, ruhet reciprociteti. Nuk kemi vetëm ata që janë në Shqipëri apo ata që janë në Angli, por bëhet fjalë edhe për ata që do të kalojnë transit nga Britania e Madhe për në vendin e origjinës”.

(Kliko këtu për marrëveshjen mes Anglisë dhe Shqipërisë për emigrantët )

(Kliko këtu për marrëveshjen mes Anglisë dhe Shqipërisë për emigrantët )

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bullgar, n/shtetas shqiptar: 19/11/2021 14:57

    Po gollobordasit nga Shqiperia qe kane blere pashaporta bullgare te trafikantet e Sofjes dhe kane hyre ne Angli deri me 31.12.2020, do t'i kthej Anglia si mashtrues, te paligjshem, shkeles kufiri?

    Përgjigju
  • Loni: 18/11/2021 21:50

    E do me mbushesh mendjen mua ti me keto,jo jo dhe tra la la

    Përgjigju
  • 13 dhjetor: 18/11/2021 21:19

    Rama 3 pas largimit të Bashes do vije që në janar 2022

    Përgjigju
  • Fredi: 18/11/2021 19:18

    Pra Rama dhe Olta e pergenjeshtruan ne mengjes, nderkohe ne darke del qe ka ligji eshte gati per miratim. Po nuk pasksa patur njeri me dyfytyresh se ti o Edi Rama!

    Përgjigju
  • Loni: 18/11/2021 18:53

    Edhe plehrat njerezore Po na I kalojne never per qoka. o edi rama pse Po e shkaterron kete komb ore zoterinj mos e ngaterroni rracen... Nuk na duhet me hyre ne europe mbajme Po standartet tona vetem te drejte punesimi ne vendet e be... Jeni vetem njerez me Nivel zero asgje me shum edhe per interesa ku di un Po e shkaterroni kete komb!

    Përgjigju
    • redwq: 19/11/2021 11:37

      C'lidhje ka kjo me BE-ne? Pastaj, ti dashke te drejten e punesimit ne BE, por njekohesisht te mos jesh pjese e BE-se, plus edhe te mos pranosh asnje te huaj, se te prishet raca jote ariane pellazge fasule-pllaqi-ngrenese raki-pirese

  • Tani: 18/11/2021 18:34

    Qeveri antikombetare. Do i detyroje shqiptaret te dalin ne protesta dhe te kapin armet per te shporrur keta plehra antishqiptare qe na qeverisin.

    Përgjigju
  • Free: 18/11/2021 18:31

    Halet me 7 porta me ne krye zionistin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok