Projekti i paralajmëruar prej kohësh për krijimin e një kompanie shtetërore në tregun e hidrokarbureve ka hyrë tashmë në fazën e parë të konkretizimit.
Qeveria do të jetë aksionere në kompaninë e përbashkët me gjigandin Italian Eni në fushën e energjisë, përfshirë atë të hidrokarbureve.
Hapi i parë ishte firmosja e një memorandumi për realizimin e studimit të fizibilitetit mbi krijimin e kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit.
Studimi pritet të përfundojë brenda muajit korrik dhe do t'i hapë rrugën vendimmarrjes për krijimin e një operatori të ri shtetëror në tregun e hidrokarbureve.
“Bëhet fjalë për një forcë të re në tregun e hidrokarbureve, një operator modern dhe dinamik që të bëjë edhe rolin e një rregullatori të tregut në funksion të mundësive më të mira për konsumatorin. Folëm për një bashkëpunim strategjik me krijimn e këtij operatori të ri që do të marrë përsipër edhe krijimin e rezervës strategjike të naftës. Shqipëria s’do të ketë më asnjë dilemë për çfarëdo krize që vjen përpara" tha kryeministri Edi Rama.
Ndërsa Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se me këtë bashkëpunim, Shqipëria do të pozicionohet si një qendër rajonale
“Do të pozicionohet jo vetëm si një treg jo vetëm konsumator, por edhe si një qendër rajonale për magazinimin, logjistikën dhe tregtimin. duke gjeneruar efekte pozitive në shumë sektorë të ekonomisë, por pa diskutim të përqëndruara në sektorin e transportit, në porte apo edhe në për efektet që kjo marrëveshje apo kjo kompani do të japi në punësim” tha Ibrahimaj
Sipas ministrit të Energjisë, Enea Karakaçit për revervat strategjike të naftës përgjegjës duhet të jetë shteti.
“Siguria energjetike nuk mund të mbështetet vetëm tek mekanizmat e tregut. Ajo është një përgjegjësi strategjike e shtetit" tha ai.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i Eni S.P.A foli për një projekt innovator duke garantuar përfundimin e studimit të fizibilitetit dhe planit të biznesit sa më parë në mënyrë që t’I hapet rrugë krijmit të kompanisë shtetërore.
Komente











Ne na vret po njesoj çmimi ne dite normale.
Përgjigju