Shqipëria me Bazë të Dhënash
Kombëtare të Biodiversitetit 

Shqipëria me Bazë të Dhënash<br />Kombëtare të Biodiversitetit 
Të dhënat kombëtare për biodiversitetin janë tashmë të vlefshme përmes faqes së internetit “Rrjeti Kombëtar i Biodiversitetit të Shqipërisë” (BioNNA).

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së Shqipërisë për Natyra 2000, duke siguruar që të dhënat e biodiversitetit të jenë të mbledhura sipas protokolleve standarde, të ruajtura ndër vite dhe në dispozicion të komunitetit shkencor, vendimmarrësve dhe planifikuesve, eko-turistëve dhe publikut të gjerë.

Në këtë prezantim të pranishëm ishin Zv.Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, Drejtoresha e Biodiversitetit dhe Zonave të Mbrojtura, pranë Ministrisë së Mjedisit, Klodjana Marika si dhe të tjerë përfaqësues të organizmave ndërkombëtare në vendin tonë dhe ekspert të fushës.

“Deri tani ne nuk kemi pasur një sistem dixhital të hedhjes së të dhënave të biodiversitetit. Kjo, jo vetëm për shkak të mungesës së burimeve financiare, por dhe mungesës së vizionit dhe një strategjie afatgjatë. Organizimi i duhur i bazës së të dhënave të biodiversitetit dhe sigurimi i aksesit në të është e një rëndësie të madhe, pasi do të ndikoj drejt për drejt në hartimin e politikave dhe strategjive, vlerësimeve strategjike dhe identifikimin e prioriteteve, si në nivel kombëtar dhe në atë global“, tha Zv.Ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu.

Të dhëna mbi florën dhe faunën e egër në vendin tonë ka, por janë mbledhur në mënyrë sporadike dhe jo sipas protokolleve standarde. Tashmë, pas vendosjes së dy moratoriumeve, ai i pyjeve dhe gjuetisë, presim një pasurim të biodiversitetit dhe shtim të faunës së egër, por për grumbullimin e këtyre të dhënave, duhet ngritur një sistem elektronik dhe ky është sistemi BioNNA. Ndërkohë janë Rangers-at tanë që do të mbledhin në terren të dhënat dhe puna do të nis me trajnimin e tyre për njohjen e metodave dhe standardeve“, tha Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej.

Ndërsa Shqipëria zotëron një trashëgimi të pasur biodiversiteti, të dhënat përkatëse të biodiversitetit në formë digjitale janë ende të kufizuara. Me futjen e BioNNA situata do të ndryshojë tashmë, pasi ajo do të sigurojë organizimin e duhur të të dhënave të biodiversitetit dhe të aksesit të tyre.

"Duke organizuar të dhënat përkatëse përmes BioNNA ne do të kontribuojmë në hartimin e politikave dhe strategjive, vlerësimeve strategjike dhe identifikimit të prioriteteve të ndërhyrjes, si në nivel global ashtu edhe ne atë kombëtar", tha Andrea Ghiurghi, menaxher projekti të ECARO të IUCN së.

Kjo bazë të dhënash është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare për Zonat e MbrojturaAKZM) dhe Ministrinë e Mjedisit (MM) me qëllim sigurimin e një qëndrueshmërie afatgjatë të mbledhjes së të dhënave dhe analizave të biodiversitetit në Shqipëri. Kjo është një nga rezultatet e projektit të IUCN-së "Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri" financuar nga Bashkëpunimi Italian për Zhvillim.

Kjo bazë të dhënash do të kontribuojë ne sinergji me  projektin e BE,  NaturAL, një nga objektivat e të cilit është fillimi i procesit për krijimin e rrjetit të Natura 2000.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?