Shqipëria më e varfra në Europë

Shqipëria më e varfra në Europë

Shqipëria ka vijuar që të jetë më e varfra e Europës edhe në vitin 2018, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostat për vendet e BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e Turqinë.

Të ardhurat mesatare të shqiptarëve ishin sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, me një përmirësim të lehtë nga viti i kaluar, kur ky tregues ishte 30%. Së bashku me Bosnjën, po me 31%, ky është treguesi më i ulët në Europë (të dhënat  e Eurostat nuk përfshijnë Kosovën).

Të ardhurat më të larta në rajon i ka Mali i Zi, me 47% të mesatares europiane, i ndjekur nga Serbia (40%), Maqedonia e veriut (38%). Për Turqinë, ky tregues është 65%.

Konsumi më i ulëti nga të gjithë

Ndonëse shqiptarët kanë të ardhura në nivel të njëjtë me boshnjakët, në treguesin tjetër më të rëndësishëm atë të konsumit aktual individual, që mat mirëqenien e familjarëve dhe shprehet sipas barazisë së fuqisë blerëse, Shqipëria rezulton më e varfra në Europë, me 38% të mesatares së Bashkimit Europian. Ky është një tregues që kosto e jetesës në Shqipëri është e lartë në raport me të ardhurat.

Për Bosnjën, konsumi individual për frymë është sa 41% e mesatares së BE-së. Në të njëjtin nivel është dhe Maqedonia. Më i larti është sërish në Mal të Zi (57%), i ndjekur nga Serbia (48%).

Variacione të larta në Bashkimin Europian

Bazuar në vlerësimet e para paraprake për vitin 2018, konsumi individual për frymë (AIC), shprehur në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS) ndryshonte nga 56% në 132% të mesatares së Bashkimit Evropian (BE) në Shtetet Anëtare.

Dhjetë shtetet anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE në 2018. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 32% mbi mesataren e BE. Gjermania ishte rreth 20% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Finlanda, Belgjika, Suedia dhe Franca, të cilat kishin nivele të regjistruara mes rreth 5% dhe 15% mbi mesataren e BE.

AIC për frymë, për trembëdhjetë shtete anëtare, qëndron mes mesatares së BE dhe 25% më poshtë. Në Itali, Qipro, Irlandë, Spanjë dhe Lituani nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE, ndërsa Çekia, Portugalia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më poshtë dhe Polonia, Sllovenia, Sllovakia dhe Greqia midis 20% dhe 25% më poshtë.

Gjashtë Shtetet Anëtare regjistruan AIC për frymë 25% ose më shumë nën mesataren e BE. Estonia ishte 26% më ulët, Letonia dhe Rumania ishin 30% më ulët, ndërsa Hungaria dhe Kroacia kishin AIC për frymë nën 40% më pak se mesatarja e BE-së dhe Bullgaria ishte 44%.

PBB-ja për frymë varionte nga 50% në Bullgari në 254% në Luksemburg

Produkti i Brendshëm Bruto (BPV) i BE-së për frymë, një matës i aktivitetit ekonomik, gjithashtu tregon dallime thelbësore midis Shteteve Anëtare të BE-së. Në vitin 2018, PBB-ja për frymë e shprehur në PPS shkonte mes 50% të mesatares së BE në Bullgari dhe 254% në Luksemburg. Njëmbëdhjetë Shtetet Anëtare regjistruan në nivelin e BPV për frymë mbi mesataren e BE në 2018. Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqipe: 20/06/2019 17:51

    Ska rendesi se jemi me te varferit ne Europe , e rendesishme eshte qe kemi politikanet me te pasur ne Europe.

    Përgjigju
    • adamo311: 27/06/2019 05:34

      Humorin nuk duhet ta humbasin!!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës