TIRANE- Deputeti socialit Ervin Bushati ka shpjeguar ditën e sotme në emisionin 45 Minuta me gazetarin Denis Minga, rolin e Shqipërisë në kryesimin e OSBE-së, në një vit ku vendi jonë po harton Reformën Zgjedhore pikërisht nën mbikqyrjen e kësaj organizate ndërkombëtare. Bushati tha se Shqipëria luan rol koordinues në këtë kryesi dhe jo vendimmarrës, e për pasojë kjo nuk bën diferencë në përmbushjen apo jo të detyrimeve të saj përballë shteteve të tjera si dhe kritereve në hartimin e reformave.
Bushati tha se kryesimi i OSBE-së, tregon se vendi ynë është në një fazë maturie, ndërsa kujtoi se kryeministri Edi Rama është kryeministri i parë shqiptar që bën një vizitë zyrtare në Rusi, ndonëse në tagrin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Ai tha se kjo vizitë duhet parë në një këndvështrim pozitiv ku Shqipëria ulet në një tryezë me një nga vendet më të fuqishme të botës, dhe mund të sjellë edhe shkëmbim ekonomik dhe turizmi.
"Kryesimi i OSBE-së është një fazë maturimi. Kjo tregon se ne jemi të rritur sa të trajtohemi në tryezë si të barabartë. Pesha kryesore e këtij institucioni janë SHBA. Është një vlerë e shtuar me dinjitet për Shqipërinë të shkojë në SHBA si drejtues i OSBE. Është hera e parë që një kryeministër shqiptar viziton Shqipërinë. Kjo duhet parë edhe për të qenë në tryezë me një nga vendet sot në botë dhe më të fuqishme. Mund të nisë shkëmbim ekonomik dhe turizmi. Kjo pjesë e koordinimit nuk ka të bëjë me funksionin e punës së përditshme. Pavarësisht se kush e ka rotacionin, nuk mund të bësh çfarë të duash. Postet janë koordinuese, por jo vendimmarëse. Kjo nuk do të thotë se do bëjmë çfarë të duam me atë pikë", tha Bushati.
Ai tha se presidenti Ilir Meta duhet të caktojë një datë zgjedhjesh për bashkitë e mbetura pa kryetar, dhe të heqë dorë nga kokëfortësia.
"Presidenti duhet të caktojë një datë zgjedhjes. Nuk mund të kemi një president kaq kokëfortë që nuk i lejon qytetarët të zgjedhin dikë", u shpreh Bushati.
Filluan lepirsat...po rama sikur i ka vene bllokade rusise per ukrainen dhe tani gruri rus vjen nepermjet serbise si miell serb
Përgjigju”Miqësi” me rusin e sotme që është kunder sovranitetit tëKosovës, dhe aleati një i serbis do idhte më shumë se tradhëti për kombin shqiptarë...!
Përgjigju