Shqipëria merr ftesë për t'u bërë anëtare në Shoqatën Ndërkombëtare të Burgjeve, drejtori Qose në Singapor, në Konferencën Vjetore të ICPA 2024
Klevis Qose në Konferencën Vjetore të ICPA 2024
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, po merr pjesë në Konferencën Vjetore të ICPA 2024, e cila po zhvillohet në Singapor nga data 1 deri më 6 shtator 2024. Kjo konferencë ndërkombëtare, e organizuar nga Shërbimi i Burgjeve të Singaporit, mbledh drejtorë ekzekutivë, profesionistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi temën "Mundësimi i Qëndrimit: Përtej Recidivizmit."
Gjatë kësaj konference të rëndësishme, z. Qose ka zhvilluar takime me dy prej përfaqësuesve më të lartë të ICPA, Presidentin z. Peter Severin dhe Drejtoreshën Ekzekutive zj. Natalie Boal si dhe me homologen e tij në Singapor, zj. Shie Yong Lee.
‘Këto takime kanë shërbyer për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe për të shkëmbyer përvoja të rëndësishme mbi praktikat dhe risitë në fushën e sistemit penitenciar. Gjatë këtyre diskutimeve, Shqipëria është ftuar të aplikojë për t'u bërë anëtare në Shoqatën Ndërkombëtare të Burgjeve (ICPA)’ informon zyra e shtypit.
Ky hap do të fuqizojë më tej rolin e Shqipërisë në komunitetin ndërkombëtar në sistemin e burgjeve dhe do të ndihmojë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira me vendet e tjera anëtare.
Takimet me z. Peter Severin dhe zj. Natalie Boal kanë qenë një mundësi për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me recidivizmin, si dhe për të eksploruar rrugë të reja për përmirësimin e sistemeve korrektuese. Z. Qose ka vlerësuar rolin kyç të ICPA në promovimin e qasjeve të reja dhe efektive në drejtësi dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?
-
Po
82.6%
-
Jo
13.6%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 1348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali i mbetjeve toksike të KURUM, a e dinte kompania 'Maersk' çfarë kishin kontejnerët? BAN kërkon hetim, edhe 'Candor' fiku për shumë ditë GPS
3 Shtator, 09:03
-
Mbetjet toksike, Singapori: Dy anijet e ‘Maersk’ zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, i kthyem mbrapsht! S'u njoftuam, Azia është kthyer në vend-depozitim
29 Gusht, 13:18
-
Drejtori i Burgjeve vizitë në SHBA, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe drejtësisë
17 Gusht, 18:52
-
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve thirrje të rinjve: Punësimi në sistemin e burgjeve është më shumë se një mundësi! Ja benefitet
11 Qershor, 22:19
-
Turbulencat e forta goditën avionin Singapore Airlines! Pasagjerët: U duk sikur i gjithë ferri shpërtheu në bord
22 Maj, 11:40
-
Turbulencat godasin avionin Londër-Singapor, 1 i vdekur dhe disa të plagosur
21 Maj, 13:47
-
Capital T në një lidhje me modelen e famshme? Dyshja postojnë foto nga pushimet në Singapor
30 Prill, 16:03
-
Klevis Qose emërohet Drejtori i ri i Burgjeve, e prezanton sot ministri Manja
13 Mars, 13:59
-
Një hotel në Singapor mendon për të gjitha, nëse shiu ju prish pushimet merrni kupon falas deri në 3,349 dollarë
4 Mars, 13:54
-
Ishte nën hetim për një vepër penale, ministri i Singaporit jep dorëheqjen pas akuzave për korrupsion
18 Janar, 11:12
-
GOLAT/ Bayern Munich përmbys Liverpoolin, 7 gola vendosin ndeshjen
2 Gusht 2023, 16:04
-
Singapor/ 45-vjeçarja dënohet me vdekje për 30 gramë heroinë
28 Korrik 2023, 20:04