Tirane, 11 Korrik/ATSH/.-Bizhuteria artistike është një nga dashuritë e para të Armando Zogës! Nisi ta mësojë këtë art në ish- ndërmarrjen artistike në Vlorë për ta ndërprerë pas viteve '90 dhe për ta rinisur dy vite më parë! Ishte bashkëshortja e tij, Rudina, çelësi që rindezi motorin e krijimeve të Armandos. Zgjodhi bizhuterinë artistike, kombinim i kockës së gdhendur, zvarofskit, koralit dhe argjendit sepse, siç thotë ai, është diçka e veçantë që nuk ekziston në këtë formë në treg. Motivet janë të ndryshme, si floreale, natyrë dhe fantazi, simbolet, shenjat e horoskopit, etj. Aktualisht punon me statuja të gdhendura për ata të interesuar që preferojnë të tilla dhurata, nga të cilat ai veçon Odisenë, i cili në kokë ka qeleshen, marrë nga modelet e lashta origjinale. Autor i disa vëllimeve poetike, Armando Zoga thotë se poezia për të është fryma që e ka shoqëruar nga fëmijëria e hershme në qytetin e Pogradecit. Ka pasur fatin që atëhere të "molepsej" me "virusin" e poezisë dhe tashmë e ka brenda vetes! Motivet e poezisë së tij janë të shumëllojshme, nga një emocion i fortë në një lidhje shoqërore deri edhe tek një veprim i thjeshtë. Ai tregon në këtë intervistë se Shqipëria është për të si Itaka për Odiseun! Fjalën mall e lidh me palmat në shëtitoren Vlorë-Skelë që nuk janë më, me parkun përballë shkollës industriale ku dikur bënte me shokët vrapin e mëngjesit, hapësirën plot ajër para stadiumit që sot mungon, apo me shëtitjet e dikurshme në bregun e detit. Thotë se ka shumë mall ta shoh perlën Vlorë me gjelbërimin që i shkon për shtat!
Arina Collection është biznesi që ju drejtoni në Athinë. Çfarë nënkupton ky biznes dhe emërtimi i tij?
Arina Collection është një biznes me punime artizanale të cilin e ushtroj prej pak vitesh, me mbështetjen e bashkëshortes sime. Një sipërmarrje e tillë më rikthehu në të njëjtën kohë edhe emocionet e një prej "dashurive" të mia të para. Bizhuteria artistike ka qënë një prej tyre të cilën nuk mund ta lija në harresë. Kam filluar ta mësoj këtë art në ish-ndërmarrjen artistike në qytetin e Vlorës. Para dy vitesh, kur kriza u bë më shumë se e prekshme për ne emigrantët në Greqi, mora iniciativën që aftësitë e mia t'i vija në punë. Ndërkohë, bashkëshortja ime, Rudina, ishte çelësi që rindezi motorrin i krijimeve të mia. Zgjodha pikërisht bizhuterinë artistike, kombinim i kockës së gdhendur, zvarofskit, koralit dhe argjendit sepse është diçka e veçantë që nuk ekziston në këtë formë në treg. Në fillim ishtë hobi im, por isha i sigurtë se do të ishe edhe biznesi im në të ardhmen. Tashmë quhet Arina Collection, një bashkimi i shkronjave të emrave tanë, pra timit dhe bashkëshortes. Vendosëm kështu duke qënë se punimet janë të miat, por merita e krijimeve dhe sidomos përzgjedhja e modeleve është e Rudinës. Arina Collection është një emërtim edhe i përshtatshëm artistikisht, por edhe që na shpreh të dyve.
Cilat janë motivet që spikasin në punimet tuaja?
Motivet janë të ndryshme. Nisëm me disa motive floreale. Më pas i ndamë në grupe të ndryshme, natyrë dhe fantazi, simbole, shenjat e horoskopit, etj. Së fundi po punojmë me statuja të gdhendura, të cilat janë kryesisht porosi të klientëve për dhurata, nga të cilat veçoj Odiseun me qeleshe në kokë. Nuk është krijimi ynë, por është marrë nga modelet e lashta origjinale!
Të hapësh dhe të "mbash në këmbë" një biznes të tillë, sidomos në një vend të huaj, është guxim i madh..., apo jo?
Në fillim kishte vështirësi të natyrave të ndryshme, përfshirë edhe ato teknike. Më pas, falë edhe organizimit, ditë pas dite puna ka marrë formën që duhet. Një mbështetje e madhe që na bëri të ecim përpara janë edhe të njohurit tanë, të cilët u bënë klientët e parë. Më e rëndësishmja me porsitë e tyre na dhanë ide dhe na nxitën të krijojmë modele të ndryshme. Dua të theksoj se vështirësitë janë porta që të çojnë drejt suksesit. Çelësi i suksesit besoj se është i thjeshtë, çdo produkt që prodhojmë për klinetët e bëjmë si të ishte për veten tonë.
Jo vetëm një mjeshtër artisan, ju jeni i njohur edhe si autor i vëllimeve me poezi. Ç'është poezia për ju?
Poezia është fryma që më ka shoqëruar që nga fëmijëria e hershme në qytetin e Pogradecit. Kam pasur fatin që atëhere të "molepsem" me "virusin" e poezisë dhe tashmë e kam brenda meje. Kujtoj me kënaqësi momentin kur një nga krijimet e mia u publikua në revistën Nëntori, por në të njëjtën kohë dua të falenderoj dy mësueset e mia të letërsisë, Krisanthi Papakronin, në shkollën artistike "Naim Frashëri" dhe të nderuarën Zhaneta Nova, e cila më mësoi sekretet e gjuhës shqipe në shkollën e mesme industriale "Pavarësia". Poezia për mua është valvula e sigurimit të shpirtit! Nuk ka rëndësi në jam i lumtur apo vuaj, ajo ndodhet në të dy ekstremet njësoj. Motivet që më nxisin të shkruaj një poezi janë të shumta, nga një emocion i fortë në një lidhje shoqërore deri edhe tek një veprim i thjeshtë! Në të njëjtën kohë jam munduar të jem prezent me krijimet e mia, madje edhe me intervista të figurave shqiptare , në gazeta të tilla si Athina, Tribuna dhe Albania Press. Por, gjithsesi aktiviteti im në këtë drejtim është modest. Jam i apasionuar edhe pas leximit dhe përkthimit. Së fundi kam shqipëruar nga italishtja një roman të shkrimtarit Milan Kundera, i cili shpresoj të botohet këtë vit.
Si do t'i vlerësonit marrëdhëniet tuaja me kolegët apo me atë pjesë të komunitetit grek me të cilët ju keni kontakte? Po me komunitetin shqiptar?
Me kolegët e punës marrëdhëniet janë si në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (qesh). Aty ku punoj ka shqiptarë, grekë, egjiptian, irakianë. Gjithnjë mundohem të shoh vlerat pozitive tek secili. Më besoni, vlerat pozitive janë shumë më shumë se ato negativet që mediat trumbetojnë me apo pa qëllim. Me bashkëatdhetarët në Athinë, kryesisht me krijuesit, mundohem të kem kontakte sa herë të më jepet mundësia. Shoqatat e shqiptarëve këtu janë të panumërta, por aktivitetet cilësore janë të pakta. Me kënaqësi marr pjesë në aktivitetet e shoqatës "Literart" apo shoqatës "Drita", por nuk jam anëtar i asnjërës prej tyre. Besoj se ka ardhur koha të krijohet një shoqatë e vetme, ajo SHQIPTARE, pa egoizma dhe përkufizime krahinore. Të paktën në art nuk duhet të ndodhë pasi arti ka tjetër dimension!
Ç'rol ka pasur mjedisi familjar në formimin tuaj?
Mjedisi familjar ka qenë baza e formimit tim. Babai im, Syrja Zoga, ishte inxhinier dhe ime më Bukuroshja, mësuese. Biblioteka zinte një faqe muri në shtëpinë tonë. Ishte e krijuar nga im atë dhe numëronte 586 libra deri në vitin 1992, pa numëruar librat e verdhë të asaj kohe. Dua të theksoj se modeli tradicional i familjes që kishim na shoqëroi edhe këtu ku jetojmë aktualisht. Për ne familja është e shenjtë, për të ia vlen të luftosh përtej egoizmit personal. Zoti na ka bekuar me dy fëmijë të cilët jemi të bindur se do ta ruajnë bërthamën e vërtetë të shoqërisë, familjen.
Ç'vend zë Shqipëria dhe Vlora në jetën tuaj?
Pa dyshim që Shqipëria ëshë për mua si Itaka për Odiseun! Ndryshojnë vetëm pengesat rrugës për kthim! Vlora, ndoshta, do të jetë stacion referimi për të ardhmen. Ndoshta aty mund të rritet ajo çka kam mësuar aty vite më parë, por tashmë në nivel biznesi. Më ka munguar shumë jo vetëm qyteti, por edhe miqtë e shpërndarë kudo në botë. Kam mall! Mall për palmat në shëtitoren Vlorë-Skelë që nuk janë më, për parkun përballë shkollës industriale ku dikur bënim me shokët vrapin e mëngjesit, hapësirën plot ajër para stadiumit që sot mungon, shëtitjet e dikurshme në bregun e detit, dhe jo Lungo Mare si i thonë sot. Do të më pëlqente shumë realizimi i shëtitores së re dhe jo pedonales, sikurse thuhet në media. Kam shumë mall ta shoh perlën Vlorë me gjelbërimin që i shkon për shtat!
Si e konsideroni iniciativën e Albanian Excellence për prezantimin e historive të suksesit të vlonjatëve që jetojnë jashtë Shqipërisë?
Është një nismë shumë ndjellëse përsa i takon informimit për sukseset e bashkëatdhetarëve tanë në botë. Duhet që puna të mos ndalet vetëm tek evidentimi i tyre, por edhe tek mundësia e bashkëpunimit real në të ardhmen. Burimet për zhvillim, qyteti i Vlorës i ka të shumta, por le të shpresojmë që do të jemi të zgjuar e mendjehapur për të mirën e gjithë bashkëqytetarëve tanë. Uroj që Albanian Excellence të jetë fara e mirë në tokën pjellore vlonjate, frutet e së cilës t'i shijojnë bashkëqytetarët dhe vizitorët e shumtë të Vlorës.
/f.n/
/Shqiptarja.com