Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sot në rubrikën e tij “Sy m’Sy” komentit të një qytetari lidhur me turizmin në vend, ku sipas tij Shqipëria është më shumë për të huajt sesa për shqiptarët.
“Shumë investime në luks dhe gjëra dëfrimi (Shqipëri për të huajt dhe për pak shqiptarët) shpien në varësi nga prurjet e turizmit dhe paqëndrueshmëri ekonomike. Duhen investime nbë ekonominë bazë që mban popullin të lidhur me territorin si në bujqësi dhe industri të lehtë përpunuese, pse jo dhe në naftë minerale që duhet ti kthehen shtetit. Falimentimi i shteteve dhe zhytja në borxhe erdhi kur neliberizimi i detyroi shtete të shesin asete prodhuese me fitim”, ka shkruar komentuesi.
Rama foli me shifra, ku tha se sipas INSTAT, gjatë vitit 2024 kanë qenë rreth 979, 456 rezidentë shqiptar që kanë qenë pushues në hotelet dhe bujtinat në Shqipëri.
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptar’, po mirë vërtetë e ke? Po mirë këta të huajt kur vijnë këtu e marrin ushqimin me vete apo hanë në tryezat e shqiptarëve, vijnë me krevat në krahë apo flenë në hotelet bujtinat dhe shtëpitë e shqiptarëve. Dhe tjetra se kjo është çudi e madhe kur thuhet se shqiptarët nuk bëjnë turizëm, ose në Korçë s’ka shqiptar të tjerë përveçse disa që vijnë nga Tirana. Po mirë e di ti sa shqiptar bëjnë pushime brenda dhe lëvizin për fundjava, për shqiptar që jetojnë në Shqipëri dhe jo për ata që jetojnë jashtë dhe vijnë me pushime në Shqipëri.
Sipas instat 979, 456 rezidentë shqiptar kanë qenë pushues në hotele dhe bujtinat gjatë 2024 dhe këtu nuk futen ata që kanë rezidenca dytësore. Ata që se duan qeverinë përdorin argumentin se unë qenkam jashtë realitetit dhe realiteti qenka s’ka rrugë, s’ka drita s’ka ujë. Nuk e di po inati politik e bëka njeriun të verbër dhe shurdh, tamam tifoz futbolli, sidoqoftë dielli nuk mbulohet me shosh dhe shqiptarët që punojnë dhe i shohin gjërat e bëra me punë dhe me luftë i kanë të qarta’, tha ai.
Zoteria ngriti nje shqetesim...ti vazhdon me ironi....cbehet me ekonomine e asetet baze thote ti thua turizmi 2 mujor ku 90% te ushqimeve I importojme...
PërgjigjuPo e vërtetë është ,,Për pushime venë vetëm patronazhistët dhe hajdutët e administratës tënde se një puntor me 350 mijë nuk blen dot as ushqimet bazë. Po si nuk ka turp fare , jeton nëpër ëndra dhe alucinacione sepse realiteti shqiptar është shumë i hidhur që vetëm ky dhe hajdutët e tij e paraqesin si parajsë . Shante Saliun dhe Pd po ky është shumë herë më i keq.
PërgjigjuKomenti eshte shume i drejte, pse shqetesohet Lideri Boteror?!
PërgjigjuKomenti eshte shume i drejte, pse shqetesohet Lideri Boteror?!
PërgjigjuPergjigja eshte shume ne nivel te dobet (madje cinike ) referuar pyetjes.
Përgjigju