Shqipëria shënon rekord për numrin e të paraburgosurve. Në Janar të vitit 2025 raporti i të paraburgosurve me popullatën e burgjeve, në vendet e Bashkimit europian ishte në një mesatare prej 26 përqind. Vende të veçantë e kishin këtë raport shumë më të ulët. Shqipëria mban një rekord prej 62 përqind, për të njëjtën periudhë.
Në Greqi kjo përqindje ishte 24.8%, në Rumani 12.4%, Poloni 11%, Çeki 8.2% dhe Bullgari vetëm 7%. Edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut regjistronin nivele ndjeshëm më të ulëta, përkatësisht 21.5% dhe 14.3%.
Shteti Përqindja në paraburgim
(Janar 2025)
Shqipëri 62%
Greqi 24.8%
Serbi 21.5%
Maqedoni e Veriut 14.3%
Rumani 12.4%
Bullgari 7%
Çeki 8.2%
Poloni 11%
Rusi 30%
Vendet e BE
(mesatarja) 26%
Lajmi kryesor:
Rama: 62% e të burgosurve janë në paraburgim, mbi dyfishin e mesatares europiane! Reforma për dinjitet kombëtar, s’pranojmë të krahasohemi me Rusinë (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA







