'Shqipëria vend i vështirë për biznes'/ Basha për raportin e DASH: Alarmante! 2 investimet e vetme të mëdha të nisura që në kohën e PD

'Shqipëria vend i vështirë për biznes'/ Basha për raportin e DASH: Alarmante! 2 investimet e vetme të mëdha të nisura që në kohën e PD

Kryedemokrati Lulzim Basha

TIRANË- Alarmante e cilëson kryedemokrati Lulzim Basha raportin e DASH, të cilët e konsiderojnë Shqipërinë një vend të vështirë për të bërë biznes për shkak të korrupsionit në Gjykata. Për këtë fajtor, Basha për kryeministrin Edi Rama, duke premtuar se me ardhjen e tij në pushtet gjërat do të ndryshojnë.

Lufta kundër korrupsionit, anulimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9%, për Bashën do të rikthejnë investimet e munguara në vend.

"Është alarmante situata e investimeve të huaja në Shqipëri. Vetëm gjatë këtij viti, shifra e rënies së investimeve është 100 milionë euro. Çuarja e ekonomisë shqiptare buzë greminës së falimentit, është një nga shqetësimet kryesore të pasqyruara në raportin e përvitshëm të DASH, që rendit si arsye korrupsionin e qeverisë shqiptare, shkatërrimin e tregut dhe konkurrueshmërisë nga PPP-të, ligjet abuzive në lidhje me pronat dhe gjithashtu konçesionet korruptive. Asgjë nuk e fsheh dot më rritjen e varfërisë dhe papunësisë, ekonominë e rrënuar dhe largimin masiv të shqiptarëve. Çdo raport ndërkombëtar flet qartas për mungesën e klimës pozitive për biznesin dhe investimet e huaja.

Në këto kushte, një nga angazhimet e mia parësore, është që t'i kthej shqiptarëve mundësinë e tregut të lirë dhe frymëmarrjen konkurrencës së ndershme në çdo sektor të ekonomisë. Lufta kundër korrupsionit, anullimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9% do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha dhe serioze, që bashkë me zhvillimin ekonomik do të sjellë dhe rritjen e numrit të vendeve të reja të punës me paga dinjitoze", tha Basha.

Ai shprehet se dy investimet e vetme të përfunduara janë ato që kanë nisur që në kohën e PD-së.

"Dy investitorët e vetëm strategjike, TAP dhe Devolli, po e perfundojnë punën e tyre të nisur që në kohën e qeverisjes së PD. Në 7 vite, në Shqipëri ka mbizotëruar klima e largimit të investitorëve strategjikë dhe seriozë. Në vend të tyre lulëzuan kompanitë offshore, PPP-të dhe konçensionet, që veç korrupsionit në çdo hallkë, nuk ofruan asnjë shërbim cilësor apo përmirësim të jetës së qytetarëve", shkruan Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/09/2020 03:15

    Po lulezon dhe kompania e gruas se Gjin Gjonit ne Rinas.Amerikanet kane plot arsye te jene te pakenaqur z.Basha.

    Përgjigju
  • Pjeter: 13/09/2020 18:14

    Dikur Luli i vocer Migjenian,sot nje milioner me fonde te depozituara anembane parajsave fusksle,te del dhe te thote qe ne shqiperi nuk mund te besh biznes.Po mer Lul,por jo per tarafin e gruas tate,vjerri e kunati e kosiderojne vendin perfekt per te bere biznes,sidomos me lulin kryeminister,jane ne gjendje per mrekullira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë