'Shqipëria vuan ndaj kundështarëve që rrinë në mbrojtje', Reja pas fitores me San Marino! Strakosha: Askush mos të mërzitet nëse qëndron në stol

Pavarësisht fitores 0-2 përballja kundër San Marinos rezultoi mjaft e vështirë për kombëtaren. Sipas trajnerit Reja kjo ndodhi pasi kuqezinjtë e kanë të vështirë ndaj ekipeve që qëndrojnë në mbrojtje, ndërsa sipas tij çelsi për fitoren ishte loja nga krahët.

“Në këto dy ndeshje patëm vështirësi sepse kur skuadrat mbyllen e kemi të vështirë për të konkretizuar. E kundërta ndodh kur happen, siç e treguam edhe sot në pjesën e dytë. Kjo sidomos pas ndryshimeve të bëra në formacion. Lenjani dhe Hysaj bënë shumë krosime. Do më pëlqente natyrisht të luanin më mirë në pjesën e parë, sepse nuk bëmë aq sa duhet, ndërsa në pjesën e dytë më mirë,”-deklaroi Reja.

Ndërkohë dy autorët e golave, Rei Manaj dhe Myrto Uzuni, ishin të vetëdijshëm për pjesën e parë të dobët të Kombëtares.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë në pjesën e dytë, se në pjesën e parë San Marino qëndroi shumë mbrapa me 8 lojtarë. Në pjesën e dytë gjetëm forcën, sepse donim që të bënim golin e parë sa për t’u hapur loja. Shyqyr zotit Uzuni futi një kros të bukur dhe markuam golin,”-u shpreh Rei Manaj. 

“E vetmja zgjidhje sot ishte vetëm fitorja. Për ne ishte detyrë shtëpia për të marrë tre pikët. Normalisht që nuk jam i kënaqur, por kundër Andorës dhe San Marinos treguam forcën tonë. Kemi ekipe të forta në grup si Hungaria dhe Polonia të cilat duhet t’i rivalizojmë,”-tha Uzuni

Sakaq portieri Strakosha fillimisht thotë se beson që kombëtarja mund të arrijë vendin e dytë në grup, ndërsa kujdeset të evidentojë faktin që askush nuk duhet të mërzitet nëse nuk është në formacionin e Rejas. Sipas tij kombëtarja është diçka ndryshe nga klubi.

“Unë kam besim shumë te ekipi kombëtar, se kemi treguar që kemi vlera. Objektivi jonë është të jemi në vendin e dytë dhe për këtë arsye duhet të punojmë shumë në klubet tona që të vijmë gati në Kombëtare. Mbi të gjitha të vijmë gjithmonë pozitiv. Sidomos dhe ai që nuk luan të jetë i kënaqur dhe pozitiv sepse jemi në ekip kombëtar dhe jo në klub ku edhe mund të mërzitem,”-u shpreh Strakosha.

Pas 3 ndeshjeve të para në grupin I Shqipëria renditet në vendin e tretë me 6 pikë, 1 më pak se Polonia e vendit të dytë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës