Shqipëri-Itali/ Ajo energji gjigande kërkon një kanalizim pozitiv

Shqipëri-Itali/ Ajo energji gjigande kërkon një kanalizim pozitiv

Të gjithë shihnin ndeshjen, ndërsa unë mahnitesha nga ajo masë gjigande kuq e zi që lëvizte në harmoni rrugëve të një qyteti të huaj. Është magjia dhe bashkimi që di ta bëjë mirë vetëm sporti, sidomos futbolli dhe ne shqiptarët, arritëm në këtë ditë. Pasi mbushëm barkun, rregulluam disi shtëpitë, u sistemuam në emigracion, tani, na erdhi radha, pas 30 vitesh të vështira të japim shpirtin dhe zemrën për sportin.

Dhe jo zemër e shpirt dosido, por zemër e shpirt shqiptari

.Nuk kaloi pa u vënë re kjo energji as nga kundërshtarët tanë, italianët, apo axurrët që janë “maestro” të tifozerisë. E gjitha kjo që po shohim nuk ndodh rastësisht për një vend; duhet kohë, duhet durim, por ja që po ndodh: Masa të mëdha, harmonike në pak ditë u panë në Shna Ndo dhe në Dortmund. Çfarë po “gatuhet”?

Për të parë magnetizmin e energjisë sonë duhet të shohim të rinjtë që kanë lindur jashtë shtetit nga fëmijë emigrantësh. Nuk e di nëse ka fenomene si “lorismozart” apo “caralbanesi” etj. në rrjetet sociale në Itali, edhe në vende të tjera europiane, ku të rinj të lindur në Europë me humor iu rikthehen karakteristikave tipike shqiptare, duke i përdorur ato në një vënie në lojë gazmore. Këta të rinj që jetojnë apo kanë lindur jashtë Shqipërisë, frymëzohen pikërisht nga vendi i prindërve, jo duke e “demonizuar”, refuzuar apo më keq përbuzur, por duke u frymëzuar e duke kanalizuar pozitivisht energjinë që marrin nga të qenit shqiptarë, ndryshe.  

Ja pse në këtë moment ne kemi nevojë vetëm për njerëz që energjinë gjithnjë në rritje të një populli ta përdorin vetëm për mirë, për përmirësim. Dhe kjo kërkohet si “uji dhe buka” nga realitetet e vogla, deri në qeverisje dhe administrim.

Në pallatim tim me ashensorë të shkatërruar, nuk bënë dot asgjë as burra të pushtetshëm, as burra intelektualë dhe as burra të pasur! Gjendja nisi të marrë zgjidhje kur në dorë e morën situatën gra që ditën të kanalizojnë me transparencë, efikasitet, durim dhe mirëkuptim dëshirën e të gjithëve për t’u përmirësuar.

Në një vend pune, mes kolegëve, nuk do të zgjidhin asnjëherë asgjë ata që nxisin sherre dhe ndarje, grindje dhe intriga, spiunllëqe apo zbukurime përmes gënjeshtrave; përmirësimin do ta sjellin njerëzit transparentë, të drejtë dhe të vërtetë, të cilët, edhe pse përkohëshisht të mbytur nga ata të intrigave, do të dinë të kanalizojnë në rrugën e duhur për përmirësim energjinë që vlon në një kolektiv.

E njëjta gjë dhe në një familje, në një fshat, në një qytet. Kanalizimi i energjisë shpërthyese, vitale, në një energji ndërtuese e përmirësuese, ka qenë ndër shekuj natyra jonë e vërtetë, që me kryepleqtë, bajraktarët dhe të parët e fisëve. Figurat e tyre na vijnë përmes legjendave si njerëz të mençur, të matur, të duruar, që ditën të japin zgjidhje deri sa mundën.

Ja, ne jemi sot në këtë pikë, që energjinë e magjishme ta përdorim për të mirën tonë dhe të mirën e Shqipërisë. Në këtë moment, duhet tepër kujdes se kujt ja besojmë këtë energji. Të qënit një popull vital, është një vlerë e paçmuar.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berti: 20/06/2024 12:48

    ata qe nxisin sherre dhe ndarje grindje dhe intriga spiunlleqe apo zbukurime permes genjeshtrave kane shkaterruar mijera familje shqipetare zoti I pafte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja