Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Policia ka hyrë me forcë në një banesë ku dyshohej se mbahej peng një vajzë rumune, në zonën e Novolit në Firence, raportojnë mediat lokale.

Operacioni i policisë është zhvilluar në zonën e Novolit në Firence, ku karabinierët kanë gjetur brenda shtëpisë një 18-vjeçare rumune e cila ishte rrëmbyer dhe mbajtur peng prej 3 javësh nga dy shqiptarë të identifikuar si Fatjon Quni, 29 vjeç dhe Paulin Prendi, 27 vjeç.

Dy shqiptarët ishin në kërkim nga policia pas një tentativë vrasje më 23 shtator kur kishin plagosur rëndë me thikë një bashkëkombës. Në atë ngjarje kishin bashkëpunuar edhe dy persona të tjerë. Pas konfliktit, Quni ka rrëmbyer 18-vjeçaren rumune nga një apartament në Lastra, Signa.

18-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e një prostitute kolumbiane që i kishte ofruar strehim për t’u larguar pikërisht nga shqiptari 29-vjeçar, i cili ishte i dhunshëm dhe e keqtrajtonte 18-vjeçaren.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)