Më pak se 1% e shqiptarëve vendosin të angazhohen për të thelluar njohuritë e tyre pas shkollës. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 0.9% e shqiptarëve të moshës 25-64 vjeç mësojnë përgjatë gjithë jetës së tyre. Kjo është norma më e ulët në të gjithë Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit, ku Shqipëria ka një diferencë të dukshme, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.
Megjithatë, në lëmin e paditurisë, shqiptarët janë shokë klase me rumunët, ku përqindja e personave që mësojnë gjatë gjithë jetës është po aq.
Të mësuarit gjatë jetës është përvetësimi vullnetar dhe i vetëmotivuar i dijeve, qoftë për aspektin personal apo profesional. Prandaj, të mësuarit gjatë jetës nuk rrit vetëm përfshirjen në shoqëri apo qytetarinë aktive, por edhe rrit vetë-qëndrueshmërinë, konkurrencën dhe shanset për punësim.
Ndër vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht 11.1% e popullsisë e moshës 25-64 vjeç ishin të angazhuar në të mësuarit gjatë jetës, sipas statistikave të Eurostat.
Përqindjet më të larta janë shënuar në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Zvicra ka përqindjen më të lartë, me 31.6% të popullsisë 25-64 vjeç, që mësojnë gjatë gjithë jetës, e ndjekur nga Suedia me 29.2% të kësaj grupmoshe, aktive për të përvetësuar njohuri shtesë gjatë gjithë jetës së tyre. Finlandezët janë të tretët më të dhënë pas të mësuarit, ku rreth 28.5% e grupmoshës 25-64 vjeç mësojnë gjatë gjithë jetës, e ndjekur nga Danimarka me 23.5%, Estonia me 19.7%, Holanda me 19.1%, Franca me 18.6% dhe Austria me 15.1%.
Lindorët mbesin në vend numëro me njohuritë e tyre
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, popullsia e Europës Lindore mbetet në vend numëro me njohuritë. Përqindja e individëve që vazhdojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre edhe pas përfundimit të ciklit shkollor është shumë më e ulët se mesatarja e BE-së. Më të paditurit e Europës pas Shqipërisë, që mban rekordin, janë Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria me përkatësisht 2.4 dhe 2.5% të popullsisë që vijojnë të marrin njohur përgjatë gjithë jetës.
Ndër vendet kandidate për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, turqit kanë përqindjen më të lartë të angazhimit në marrjen e njohurive, me 6.2% të popullsisë. Më pas ata ndiqen nga serbët me 4.1%, malazezët me 3.2%.Monitor

-
Në pergjithesi apo veçanti se ja, vlonjatet psh janë lexues te rregullt prandaj mos ja fusni kot
Përgjigju -
Ne ka Statistika me kot se keto qe ben INSTAT une nuk besoj. Po si mundesh te japesh rezultatine nje statistike fallco kur 80% e te rinjve ne Shqiperi jane ne vazhdimesi te mesimeve edhe pasi dalin nga Universiteti? Te gjithe e dime se gjikush nga ne ka ndjekur nje kurs apo nje formim packa se kjo eshte e "pa deklaruar" dhe e pa kapshme nga INSTAT. Behuni pak me koherent dhe INSTAT eshte mire te tregoje dhe se sa % e Shqipetareve neper bote jane duke mesuar? Po INSTAT ashtu si nje tufe harabelash pa bisht qe jane e enden ku dhe vete nuk e dine ashtu do te nxjerre dhe statistikat. PFFF na hapet barkun. Mesojne Suedezet me shume? PFFF po Shiqpetaret mbahen per kombin me te zgjuar u tregojne Italianeve se ke kane President e se ku i bie Bari !! pff
Përgjigju -
Jo, e keni gabim, na udhëheqin vlonjatet ne dije.. dhe akademia e shkencave do te zhvendoset ne Vlore meqenese vlonjatet lexojn gjith diten me ne krye shokun Skender!
Përgjigju -
Ketu shprehjen e pare qe degjon sapo je futur i ri ne pune eshte: “ U bere ti te me tregosh mua si behet. Une kam kaq vjet ketu, erdhe ti tani nga jashte te na tregosh” . Gjeja e pare problematike midis shqiptareve eshte respektimi i njeri-tjetrit, sidomos ne ambjentet e punes.. lere pastaj per edukate te pergjithshme kur del ne rruge.
Përgjigju -
Uh cfare lajmi , duhet te ndiheni krenar .
Përgjigju -
Te me falni sinqerisht çfare do te them! PO PO!! Dhe budallenjte e dine kete qe jemi me Pykalanet e europes! Sala, Meta, Luli dhe Mona i vene Vulen! Mos shkojme me tutje tek deputetet super te 'shkolluar'
Përgjigju -
keshtu i donte sali brrisha me ilir meten we ti mashtronin sa do her jua donte b.... joo moooo
Përgjigju










Komente
Komento