Emigrimin masiv nga një shtet në tjetrin për mundësi më të mira arsimore apo dhe punësimi, Rama tha se nuk duhet të shihet si humbje. Kryeministri pranoi se sot ka më shumë largime sesa kthime, por kjo shërben më shumë si një shtysë për përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Ndër të tjera, kryeministri foli dhe njëherë për emigrantët shqiptarë në Britani duke thënë se janë një komunitet të cilët po i japin shumë sot vendit ku po jetojnë. Me humor ai tha se kushdo që tenton t’i prekë, ‘duhet të mbylli atë dreq goje’.

“Dua të them dhe një gjë tjetër, ai nuk ka ardhur me skaf, por ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador, ju keni ardhur me viza dhe jeni askush. Un nuk e shoh faktin që ju keni ardhur këtu për të ndjekur rrugën tuaj për tu bërë më i mirë falë një procesi arsimor që ky vend tua ofrojë si humbje për humbje për vendin tonë. Është përfitim për vendin tonë. Ne nuk jetojmë më në një kohë kur gjërat janë të ndara kaq qartë. Ka shumë herë më tepër ndërlidhje e ,lëvizje, dhe kjo është një lëvizje që është më e dukshme brenda vendeve të mëdha.

Ka dhe në Britani vende që janë braktisur, është ambicie. Nuk ka një çelës magjik për ta kthyer mbrapsht situatën dhe nuk ka një shkop magjik për ta bërë Shqipërinë një vend që mund të gjesh të njëjtat mundësi. Është proces është një trajektore që e kanë përshkuar shumë vende. Sigurisht përmirësohemi, ka më shumë njerëz që kthehen sot sesa 5 vite më parë, por sërish ka më shumë edhe njerëz që largohen sesa ata që kthehen. Duhet të përmirësojmë cilësinë e jetës në vend.

Varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra e ambicie që i shërbejnë Britanisë. Ajo që ka rëndësi është që komuniteti i shqiptarëve këtu, po i jep shumë Britanisë, po punojnë fort, dhe janë krenarë që janë pjesë e kësaj shoqërie, kështu që kushdo që i prek duhet ta mbyllë atë dreq goje”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama mesazh politikanëve nga Londra: Shqiptarët po i japin mjaftueshëm Britanisë, mbylleni atë dreq goje! Ku është ajo Suela? Po të mallkuam ne, zhdukesh (VIDEO)