Një hero kështu është cilësuar instruktori shqiptaro-amerikan Arian Prevalla i cili  luftoi me studentin e tij për të marrë kontrollin e avionit. Mediat amerikane shkruajnë se Prevalla ishte duke i mësuar studentit të tij pilotimin, por ky i fundit nuk pranoi të ndiqte udhërat e tij.

Prevalla luftoi me studentin për të marrë kontrollin e Piper PA 34 A. Por instruktori nuk arriti të ndalonte avionin i cili u përplas duke marrë jetën edhe të studentit nga Jordania.

Edhe pse i plagosur shqiptari 43 vjeç i tha autoriteteve se student i tij rrëzoi avionin qëllimisht ndërsa hetuesit janë duke hetuar nëse studenti 28 vjecar kishte lidhje me organizatat terroriste por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë.

Sipas dëshmitarëve dhe autoriteteve rënia e avionit  dukej si një përpjekje për vetëvrasje nga ana e studentit. Avioni u rrëzua pranë Uzinës “Pratt & Whitney” që prodhon motorë avionësh, disa prej të cilëve për ushtrinë amerikane.  

Siç tregon dhe video avioni goditi një nga shtyllat dhe telat e elektrikut duke marrë flakë. FBI është duke hetuar për rastin në fjalë.

Shqiptari Prevalli, babai 4 fëmijëve është i njohur për komunitetin pasi në 2006 ka hapur shkollën e pilotimit është edhe President i Akademisë Amerikane të Fluturimit.

Kushëriri i tij Blerim Prevalla në një intervistë për mediat shprehet se familja ndihet krenar për Arianin duke e cilësuar hero. "Nëse djali ishte terrorist kushëriri im bëri një punë shumë të mirë duke e ndalur atë. Për ne është hero” shton ai. Blerimi së bashku me Arianin janë shqiptarë nga  Maqedonia  të cilët  kanë emigruar në SHBA.


[gallery]19062[/gallery]

arian prevalla

(Në foto Arian Prevalla)


(d.b/Shqiptarja.com)