Shqiptarja martohet me një serb në Leposaviç: Tani ndihem serbe

Shqiptarja martohet me një serb në Leposaviç: Tani ndihem serbe

Një shqiptare nga Durrësi, Mira Dreaj, u martua dje në Leposaviç me serbin Dejan Slavkoviç.

Ata u martuan në Kishën Ortodokse në Soçanicë, pasi shqiptarja para pak kohësh ishte konvertuar në Ortodokse, raporton Kosovo Online.

Pas dasmës në kishë, ata kanë shëtitur nëpër rrugët e Leposaviçit në veri të Kosovës, madje edhe pranë ndërtesës së komunës ku po vazhdojnë protestat e serbëve dhe ku është duke qëndruar edhe kryetari i komunës, Lulzim Hetemi.

Mira tha se ajo tani ndihet serbe, dhe se sipas saj ka shumë shqiptarë me origjinë serbe, që nuk e dinë një gjë të tillë.

‘’Unë u martova me Dejanin për dashuri, ne u takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Unë jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri qe kanë origjinë serbe, dhe nuk e dinë, ose deri tani ata ishin të ndaluar ta dinin’’- tha Mira.

Ndërsa dhëndri, Dejani, tha se Mira i ka thënë se do t’i lindë fëmijët e tyre si ortodoksë, në Kosovë.

“Faleminderit Mira që pranove të bëhemi një. Edhe nëse Mira nuk do të kishte pranuar besimin tim, unë nuk do të isha zemëruar. Kjo ishe dëshira e saj. Kjo më tha mua- Unë dua t’i lind fëmijët e tu si ortodoksë në Kosovën tënde- dhe kjo më gëzoi shumë’’- tha serbi, Dejan.

Këtë fjalim serbi e dha teksa kaloi pranë pengesave ku po qëndrojnë trupat e KFOR-it, pranë ndërtesës së komunës ku po qëndron kryetari i ri tash e 16 ditë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/06/2023 05:38

    Njeriu mund te ndihet pjese e nje komuniteti,ose populli kur ka kaluar nje fare kohe mes tyre, kur njeh zakonet,kulturen e traditat dhe aq me teper kur i perqafon e behesh pjese e tyre me deshire e vullnet te lire.Nuk ka asgje te keqe deri ketu.Por deklarata te tilla te parakohshme,si i kesaj zonjes,thuhen vetem ne disa raste si p.sh.:kur ne mes eshte nje pashaporte,lejeqendrimi,te ardhura materiale,miklimi i partnerit per t'a bere per vete,ose kur nje titull,ose kurore eshte ne mes (besoj se Mari Antuaneta princesha austiake pasi u martua me Luigjin XVI do te jete ndjere po aq franceze,sa eshte ndjere serbe kjo durrsakja)!

    Përgjigju
  • Ballkanas: 14/06/2023 03:18

    O Xhibilet Milet nqs ajo eshte pa shtylle kurizore i bie qe 70% e shqiptareve jane pa shtylle kryesore duke u futur juve te paret ne liste qe nuk dini kush jeni kush keni qene dhe ku do shkoni .Ju po ofendoni Arvanitasit,Arbereshet,Gjithe Shqipetaret qe jetonje ne Greqi dhe ne mbare boten dhe me pa diturine tuaj dhe veten tuaj ,Cfare keni peshtyre lart Ju ka rene ne fytyren tuaj

    Përgjigju
  • Shyqyr u martua cupa: 14/06/2023 02:18

    As e para e as e fundit femer shqiptare pa shtylle kurrizore per nje cope burre. Ta gezojne serbet, nje trape me pak ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Cimiterra: 13/06/2023 19:24

    Durrsake me ate mbiemer??? Te trashegohesh dhe jet te gjat vicave.

    Përgjigju
  • goni: 13/06/2023 18:44

    individ pa shtylle kurrizore ,asnje problem qe u martove me nje serb ,por mos moho ate qe je o njeri .....

    Përgjigju
  • ADD: 13/06/2023 18:27

    Bravo të qift.

    Përgjigju
  • VIC: 13/06/2023 17:59

    KU I DIHET MBASE KA PREARDHJEN NGA SERBIA, EDHE NE KOSOV SHUMICA JAN TURQ

    Përgjigju
  • WC muhabet: 13/06/2023 17:33

    Si plasi kujt për ty

    Përgjigju
  • Endri: 13/06/2023 17:31

    Duhet te jete kusherire e Altoçit :-)

    Përgjigju
  • Or tej: 13/06/2023 17:30

    Te paska pelqy gerneta serbe or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Alb: 13/06/2023 17:17

    Ja paskan shplla truni kesaje.

    Përgjigju
  • AltinTop: 13/06/2023 17:14

    Tani ndihesh me portofol...

    Përgjigju
  • Land: 13/06/2023 17:10

    Truri i ka ikur me pushime! lol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)