Shqiptarët me Berishën po përpiqen të mos ripërsërisin historinë e Enverit

Shqiptarët me Berishën po përpiqen të mos ripërsërisin historinë e Enverit

Duhet të ketë ndodhur kështu edhe 77 vite më parë, kur Enver Hoxha, pasi me gënjeshtra e intriga u ngjit në krye të partizanëve, nisi të krijojë realitetin më të rremë për një popull të tërë. Për të realizuar kafazin që ëndërronte, bëri disa hapa që të mos kishte dëshmitarë: Duhet të zhdukte njerëzit me mend në kokë, aleatë, shtete, që logjikonin skandalozisht me kokën e tyre dhe gënjeshtra nuk i hynte që nuk i hynte në mendje. Ishin të rrezikshëm njerëzit që kishin studiuar jashtë, ata që kishin krijuar një mirëqënie, pasi dija dhe mirëqënia të japin liri dhe për një gënjeshtar që synon të bëhet sundues, kjo gjë nuk shkon: gënjeshtra dhe manipulimi nuk ngjisin aty ku ka dije dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia me gjithë ndihmën në kohë të luftës, ishin tepër të rrezikshme dhe ato: Liria dhe demokracia ishin një ves që nuk mund të pranohej dhe i dëmshëm për të pasur ushtarë pa ligjikë dhe mendje. Pastaj se si shkuan punët, sidomos ne që jetuam në atë kohë e dimë, të rinjtë mund të shkojnë e të informohen në muzeumet e shumta që kemi sot.

Sali Berisha, që në ditët e para të ngjitjes së tij në pushtet u përpoq të bënte të njëjtat gjëra: eliminim kundërshtarësh, nënshtrim të drejtësisë, përkëdhelje pa kufi për mbështetësit, krijim klani dhe sulme të egra ndaj kujt nuk pranonte bindje. Dhe taktika i funksionoi për 30 vite. Njeriu me më shumë mëkate të pagjykuara asnjëherë, vazhdon të ketë edhe sot humusin e tij personal që në rrethana të tjera do ta bënte një Enver të dytë.

Sharra në gozhdë i ngeci vetëm nga amerikanët, ata “Imperialistët” e Enverit të tij, nuk dihet ende për ç’arsye magjike, e panë lakuriq. Diçka, ende e paqartë për ne të gjithë, bëri që SHBA-të të shohin te ky dashnor i tolitarizmit, më të eturin dhe të egrin njeri politik. Dhe vetëm pas këtij vizioni, që për mrekulli u përputh me ëndrrën dhe dëshirën e shumicës së shqiptarëve për ta parë larg vendimmarrjeve dhe drejtimit një individ të tillë, po bëhet mrekullia në Shqipëri: Të gjithë Berishën dhe të tijët, po i shohin lakuriq! Sikur, të njëjtat rrethana të kishin ndodhur në Shqipërinë e 1944, nuk do të kishim pasur diktaturën më të egër të ish- bllokut socialist.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 21/12/2021 11:25

    Bravo, vetem kaqmund te them. Te vertetat duhen pare sic jane qe ti kaperxjme, ndryshme mbetemi peng i tyre per gjithe jeten. Mali

    Përgjigju
  • TURUTUTUM KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 21/12/2021 11:15

    Alba Malltezi një shkrim brila ti je një njeri me dinjitet e me moral të lart. Ti je tamam patriote që e do vëndin tënd e punon për vëndin tënd. Një respekt të üa par nga mua Rexhep Bule Leka që jam Profesor Doktor në fakultetin e drejtësis në Frankfurt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë