Kuvendi miratoi me 86 vota pro dhe 6 kundër projektvendimin e propozuar sot në parlament nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço për shtyrjen edhe me 6 muaj të tjerë të mandatit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për inventarizimin e plotë të dosjeve të saj.
Ministri i Drejtësisëm Nasip Naço duke parashtruar në parlament nevojën për këtë ndryshim në ligj tha se "ky projektligj shtyhet në datë 30.10 2015, afat ky i nevojshëm për të përfunduar reformat e nisura".
Sipas Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, ky projektligj është konsultuar edhe me ekspertë të Komisionit Europian si dhe ekspertë të tjerë dhe aktualisht është në fazën ku po reflektohen sugjerimet e ekspertëve dhe shumë shpejt do kaloj për konsultim të grupet e interesit.
"Për këtë arsye, duhet të realizojmë në kohë dhe kemi sjellë para kuvendit propozimin për shtyrjen e afatit të ligjit aktual në një periudhë 6 mujore, afat ky i nevojshëm, i vlerësuar prej nesh për të përmbyllur këtë projektiligjit të ri që po hartojmë. Ndaj duke qënë se ky afat përfundon sot, brenda 6 muajve do të paraqesim projektligjin e plotë", nënvizoi Naço.
Duke iu referuar një viti me parë, Naço tha se "ne kërkuam një një vit kohë për kryerjen e një reforme të re institucionale dhe ligjore në fushën e njohjes, kthimin dhe kompensimit të pronave".
Më tej, Naço ka nënvizuar se reforma është në fazën përfundimtare të saj.
"Si sot, një vit më parë, në muajin Prill 2014 qeveria miratoi një plan të strukturuar dhe të qartë të veprimit për zbatimin e vendimit pilot të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në funksion të planit të veprimit kemi ecur në drejtimin e duhur".
Ndërkaq, Naço shtoi se "ne kemi mundur të kryejmë një skanim të plotë të gjëndjes dhe vendimarrjes për të gjithë procesin e kthimit të pronave që prej vitit 1993 dhe deri në 2014 dhe sot kemi një pasqyrë të qartë të detyrimit që shteti shqiptar u detyrohet subjekteve të shpronësuara'.
Ministri Naço shpjegoi se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me ekspertët e saj së bashku me ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë , me ekspertët e Ministrisë së Financave si dhe të gjithë aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces ka kryer në vijimësi, tryeza të shumta diskutimesh e tryeza të hapura e të gjëra konsultimesh për të shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore dhe teknike të zgjidhjes së çështjes së pronave dhe mënyrën e realizimit te reformës.
Më tej ai shtoi se "pas shqyrtimit të të gjitha alternativave , në krahasim me situatën e plotë të gjëndjes të skanuar të këtij procesi në vite, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe strukturate e tjera të Minstrisë së Drejtësisë është miratuar një draft i parë i projektligjit të ri të rregullit të procesit të njohjes dhe kthimit dhe kompesimit të pronës shtetasve, në mënyrë të padrejtë. /atsh/
/Shqiptarja.com