/ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë kërkoi sot një njohje të plotë, të sinqertë dhe të drejtë të fakteve përsa i përket masakrës së armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore duke shmangur përdorimin e fjalës "gjenocid".
Denis McDonough, sekretari i përgjithshëm i Shtëpisë së Bardhë dhe Ben Rhodes, këshilltar i presidentit amerikan, Barack Obama takuan dje përfaqësues të komunitetit armen në SHBA për të folur për 100 vjetorin e masakrës së vitit 1915.
"Ata nënvizuan rëndësinë e këtij rasti për të nderuar 1,5 milionë personat që humbën jetën gjatë periudhës së tmerrshme", theksoi ekzekutivi amerikan duke bërë herë pas here përsëritje fjalësh dhe duke mos përmendur në asnjë rast fjalën "gjenocid".
"Këshilltarja e Barack Obamës për çështjet e sigurisë, Susan Rice u takua dje me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, në vizitë në Uashington dhe e inkurajoi për përmirësimin e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Armenisë si dhe për fillimin e një dialogu të hapur në Turqi për masakrat e vitit 1915?, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë.
Gjatë fushatës presidenciale 2008, Barack Obama, në atë kohë senator, e kishte përdorur këtë fjalë, por nuk e përdori më kurrë që prej ardhjes në Shtëpinë e Bardhë.
/Shqiptarja.com