Shteti duhet të japë një shembull të fortë, si me rastin e Kokëdhimës

Shteti duhet të japë një shembull të fortë, si me rastin e Kokëdhimës

Që të tregohet i drejtë dhe i ndershëm me qytetarët e vet, si në rastin e M. Kokëdhimës me ata turistët spanjollë (që ia rrafshoi të gjithë lokalin pas asaj skene të shëmtuar), shteti shqiptar (më saktë, pushteti i Edi Ramës), pas sjelljes brutale të Rrahjave, duhet t'ua bëjë shesh guroren dhe, në vend të saj, të mjellë pemë për të gjithë zonën.

Krahas vendimit të gjykatës për dhunuesit, vetëm kështu mund të shlyhet ndaj atyre dy qytetarëve të pambrojtur dhe të tregohet i ndershëm dhe i barabartë me të gjithë.

Nuk është vetëm pushteti dhe rrugeçërit që të dhunojnë. Mjafton të shohësh një pjesë të madhe të portaleve dhe mediave online se si e paraqesin dhunimin ekstrem të dy njerëzve të pambrojtur (përplasje mes dy fiseve) për të kuptuar se e keqja në këtë vend është edhe më e madhe, edhe më e thellë, edhe më e paimagjinueshme se sa e mendojmë.

Për të mos folur për policinë, e cila, pas marrjes së denoncimit për shkatërrim të shtëpisë si pasojë e shpërthimeve në gurore, ka nxituar për t'i çuar lajmin të fortëve të zonës: 'ata qentë u ankuan sërish për ju'. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kokoko: 08/07/2023 06:48

    Kokëdhima a s'u kthye te vendi krimit? Me cirk do bëhet ky vend? Problemi është shumë i thellë. Po policia e Krujës, psh, a duhet shkrirë plotësisht?

    Përgjigju
  • Jaup: 08/07/2023 05:42

    Lajkataret e Ramastanit kerkojne doren e tij mbi gangesteret e vet. Pse keshtu funksionon shteti? Po sot, MEPJ i shkrun grekut se nuk ka kompetence ne punet e drejtesise. Pra domosdo edhe me kriminele si kete barbaret e F.Krujes. Shoku Namir nese eshte prekur le te tuboje publikun kunder qurravose apo ka hall se ngelet pa u paguar.

    Përgjigju
  • Lala: 07/07/2023 22:05

    Ca I beri kokedhimes? Pa nje viti ishte duke ber te njejten gje.po shante turistet perseri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar