Që të tregohet i drejtë dhe i ndershëm me qytetarët e vet, si në rastin e M. Kokëdhimës me ata turistët spanjollë (që ia rrafshoi të gjithë lokalin pas asaj skene të shëmtuar), shteti shqiptar (më saktë, pushteti i Edi Ramës), pas sjelljes brutale të Rrahjave, duhet t'ua bëjë shesh guroren dhe, në vend të saj, të mjellë pemë për të gjithë zonën.
Krahas vendimit të gjykatës për dhunuesit, vetëm kështu mund të shlyhet ndaj atyre dy qytetarëve të pambrojtur dhe të tregohet i ndershëm dhe i barabartë me të gjithë.
Nuk është vetëm pushteti dhe rrugeçërit që të dhunojnë. Mjafton të shohësh një pjesë të madhe të portaleve dhe mediave online se si e paraqesin dhunimin ekstrem të dy njerëzve të pambrojtur (përplasje mes dy fiseve) për të kuptuar se e keqja në këtë vend është edhe më e madhe, edhe më e thellë, edhe më e paimagjinueshme se sa e mendojmë.
Për të mos folur për policinë, e cila, pas marrjes së denoncimit për shkatërrim të shtëpisë si pasojë e shpërthimeve në gurore, ka nxituar për t'i çuar lajmin të fortëve të zonës: 'ata qentë u ankuan sërish për ju'.
Kokëdhima a s'u kthye te vendi krimit? Me cirk do bëhet ky vend? Problemi është shumë i thellë. Po policia e Krujës, psh, a duhet shkrirë plotësisht?
PërgjigjuLajkataret e Ramastanit kerkojne doren e tij mbi gangesteret e vet. Pse keshtu funksionon shteti? Po sot, MEPJ i shkrun grekut se nuk ka kompetence ne punet e drejtesise. Pra domosdo edhe me kriminele si kete barbaret e F.Krujes. Shoku Namir nese eshte prekur le te tuboje publikun kunder qurravose apo ka hall se ngelet pa u paguar.
PërgjigjuCa I beri kokedhimes? Pa nje viti ishte duke ber te njejten gje.po shante turistet perseri
Përgjigju