Shteti i Urdhrit Bektashi? Ish myftiu i Tiranës kundër: E pavend! Studiuesi nga Brukseli: Kush do ta financojë? Juristi: Më parë duhet ndryshuar Kushtetuta

Ideja për të krijuar një shtet sovran të Urdhrit Bektashi brenda Tiranës, po shihet me skepticizëm. Edhe të ftuarit në studion e emisionit Përballje’ ,  Ylli Gurra, ish myftiu i Tiranës, Arbër Hoxha jurist dhe Albert Nikollaj studiues nga Brukseli  janë tepër skeptikë.

“Është e pavend por cënon shumëcka. Shtet shpirtëror është teokraci” thotë Ylli Gurra i ftuar në studion e televizonit Report Tv.

Albert Nikollaj studiues nga Brukseli në një lidhje me skype për këtë emision thotë se propozimi për ngritjen e këtij shteti ngre shumë pikëpyetje. Kryesorja kush do e financojë.

"Akti I zotit Rama mund të quhet si vënie në konkurencë të Shqipërisë me disa nga vendet që kanë shtete të tilla të vogla, si Italia me Vatikanin si Arabia Saudite me Mekën, që nuk e ka institucionalizuar si shtet. Minishtete të tilla që për mua janë kontrolle ideologjike në turma I kanë shtete të fuqishme që I financojnë këto. Nuk e di kush do ta financojë shtetin e bektashinjve brenda shtetit shqiptar. Dhe nëse Shqipëria I ka kryqet të matet me Vatikanin që ka një traditë 16 shekullore. Apo të hahet me Arabinë Saudite që shpirtërisht mbështeten 2 miliardë myslimanë. Nuk di dhe nëse myslimanët do të pranojnë ndarjen e 600 milionë bektashianëve. Nuk e di nëse Irani do të lejojë tia marrë lidershipin e bektashinjve, është një përballje me gjigandë e Shqipëria e vogël 3 milionëshe nuk e di sa mund ta përballojë një ndërmarrje të tillë politike.

Tani ka një konflikt të madh mes Izraelit dhe botës myslimane, dhe nuk e di nëse bektashizmi është I gatshëm të përdoret si ‘mashën e paqes’, pra të nxjerrësh gështenjat me duart e tjetrit. Nuk e di nëse e bektashinjtë e marrin përsipër një mision të tillë, pasi krijimi i këtij shteti e kalon nga një sekt fetar mysliman në një fe të ndarë me drejtim të përcaktuar.  Pra Rama ëshë i paparashikueshëm. Nuk di kush është i interesuar dhe kush do ta financojë” tregon Nikollaj.

Ndërkohë juristi Arbër Hoxha thotë se më parë duhet të ndryshohet Kushtetuta.

"Krijimi injë shteti të ndryshëm nga ajo e Republikës së Shqipërisë është rreptësisht e ndaluar në Kushtetutën e Shqipërisë, në nenin 1. Edhe të marrim të mirëqënë që ndryshohet Kushtetuta dhe qytetarët po japin një pjesë të territorit për krijimin e një shteti të ri nuk besoj se do të konsiderohen të gjithë elementet e tjerë. Ajo që është më e rëndësishme njohja ndërkombëtare. Nëse do të krijohet një shtet bektashi, pse të mos krijohet një shtet mysliman, apo një shtet katolik. Këto janë të pranueshme. Edhe Vatikani që konsiderohet shtet brenda shtetit, qytetarët e tyre nuk kanë shtetësinë e Vatikanit. Secili prej kardinalëve ka shtetësinë e vendit nga është. Në këto kushte është praktikisht e pamundur krijimi i një shteti bektashi në territorin e Republikës së Shqipërisë' thotë Hoxhaj. 

Ylli Gurra nuk fsheh as rezervat për Baba Mondin si klerik

“Kam konsideratën time si klerik dhe si qytetar. Por përfaqësimi është i pavend e cënon shumëçka” thotë Gurra për gazetaren Rovena Neziri.

Me idenë për “transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”, kryeministri Edi Rama mbylli fjalën e tij në “Samiti i të ardhmes”, takimi i mbajtur në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara një ditë më parë. 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/09/2024 02:22

    Nese ndryshohet kushtetuta per t'i hapur rruge krijimit te ketij shteti atehere krijohet precedent shume i rrezikshem.Neser kushdo mund te shpalle krijimin e nje shteti te pavarur dhe e ka te justifikuar fale kesaj idiotesie te rrezikshme.Kush e ka rradhen tani,shteti i Vorio-Epirit ne J,i maqedonasve ne JL,i malazezeve ne V me qender Shkodren,apo i romeve dhe egjiptianeve,vlleheve?!

    Përgjigju
  • 3D: 23/09/2024 18:59

    Reagimet kundër kësaj ideje po shfaqet nga pozitat fetare e sektare se nga ato kombëtare kur krahason reagimet e marveshtjes për detin me Greqinë reagimet ishin shumë të buta dhe fortë ma të pakëta kurse për rastin në fjalë reagimet janë mbase të egra dhe plotësishtë kriminale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?