Shtetrrethimi nga koronavirusi/ Të dehur, s'iu bindën urdhrit! Arrestohen 5 shoferë, 334 gjoba, 18 makina u bllokuan

TIRANE-Pesë drejtues mjetesh që kanë thyer urdhrin janë arrestuar nga policia, tre prej tyre madje kanë qenë të dehur në timon, ndërsa dy të tjerët kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Ndërkohë që në Durrës një shofer është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative, pra gjoba 334 drejtues mjetesh, si  dhe janë bllokuar 18 makina. Prej datës 13 mars në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1230 drejtues mjetesh, janë arrestuar në flagrancë 8 në gjendje të dehur, 2 për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë.

"Në Tiranë janë vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në shkelje të ndalim qarkullimit, si dhe rezultuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasi me iniciale S. M., në masën 0.83 mg/l., shtetasi me iniciale B. D., në masën 1.06 mg/l, si dhe shtetasi me iniciale K. M., në masën, 0.87 mg/l. Po në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. H., drejtues i mjetit dhe G. H., pasagjer i mjetit, pasi duke drejtuar mjetin tip "Fiat”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të mjetit, për shkak të shkeljes së ndalim qarkullimit.

Në Durrës, nga oficerët e Policisë Rrugore u procedua penalisht shtetasi A. B., pasi duke drejtuar mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Nga Drejtoria e Policisë Rrugore janë përpunuar dhe u është kthyer përgjigje 17123 shtetasve që kishin dërguar kerkesa  në adresën [email protected], kundrejt 25 mijë që kanë mbërritur gjithsej deri në këto momente. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 1139 telefonata, të cilave iu është dhënë sqarimi ligjor, në lidhje me kërkesat e tyre" deklaron policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • soni: 15/03/2020 23:21

    ASNJE MESHIRE PER KETA QE PIJNE DHE PERDORIN DROGE,,,DHE I JAPIN MAKINES....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta