Shtohen problemet për Reja-n, por futbollistët optimistë. Ajeti: Na mungonte kjo atmosferë në Kombëtare

Katër ditë para ndeshjes me Islandën për eliminatoret e Europianit trajneri i Kombëtares Edy Reja është bërë me dhimbje koke. Si të mos mjaftonin largimet për shkaqe dëmtimesh të katër futbollistëve, Gjimshitit, Memushajt, Binakut dhe Grezdës, së fundmi probleme ka shfaqur edhe Abrashi.

Mesfushori 29-vjeçar nuk është stërvitur sot me ekipin, duke ngritur shumë pikëpyetje për disponibilitetin kundër Islandës. Gjithsesi pavarësisht këtyre problemeve sulmuesi Sokol Cikalleshi është optimist për rezultatin, duke iu referuar skemës 3-5-2 që pritet të përdorë Reja.

‘Sigurisht duke qenë se do të luajmë me dy sulmues shanset tona janë më të mëdhaj për të qenë afër portës dhe për të shënuar, por kjo nuk është qëllim më vetë pasi ne qëllimi kryesor është të arrijmë rezultat pozitiv pavarësisht se kush shënon.’

Ndërkohë Arlind Ajeti, qendërmbrojtësi i Kombëtares fillimisht shprehet:

‘Kemi bërë stërvitje të mira me intesitet të lartë. Sidoms atmosfera në ekip, me stafin, me lojtarët është shumë e mirë, diçka që ka munguar për një kohë të gjatë.’

Më tej Ajeti tregoi arsyet se përse beson te rezultati pozitiv në ndeshjen e radhës.

‘Forca jonë është gjithmonë për të luajtur me zemër, me shpirt, me dhënë gjithçka në fushë dhe me mbrojtur mirë. Trajneri i ri na ka dhënë disa gjëra ekstra të cilat mendoj se mund t’i bëjmë.’

Ndeshja me Islandën do të luhet të shtunën në Rekjeavik në orën 15:00.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)