Shtrëngim masash? Mblidhet sot Komiteti Teknik, priten vendime të reja

Shtrëngim masash? Mblidhet sot Komiteti Teknik, priten vendime të reja

Komiteti Teknik i Eksperteve në një mbledhje të mëparshme

Pas një fundjave me shifra të larta të COVID dhe grumbuj njerëzish në zona të frekuentuara, siç ndodhi te Kodrat e Liqenit në Tiranë, sot do të mblidhet Komitetit Teknik i Ekspertëve për të marrë masa të reja kundër përhapjes së COVID.

Kjo mbledhje vjen pak ditë pas njoftimit që anëtarët e Komitetit dhanë për qytetarët duke u shprehur se masat do të vijojnë të jenë të njëjtat pasi numri i të infektuarve është normalizuar.

Me rregullat e vjetra në fuqi, ora policore është në 20:00 deri në 06:00 dhe nuk dihet nëse do të ndryshojë sot. Në këtë orar do të mbyllen edhe baret dhe restorantet të konsideruara si vatra kryesore të përhapjes së COVID, ndërsa mësimi vijon online në 10 bashki të konsideruara me rrezik të lartë. Sakaq edhe  fluturimet nga/në Britaninë e Madhe, ku dhe është shfaqur varianti i ri i koronavirusit janë të ndaluara.

Masat që janë ende në fuqi:

“- Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.

– Universitetet vijojnë online

– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë