Shtyhet gjyqi, ish-drejtori i Policisë Vlorë kundërshton zgjatjen e hetimeve

Shtyhet gjyqi, ish-drejtori i Policisë Vlorë kundërshton zgjatjen e hetimeve

Foto ilustruese

Si pasojë e mungesës së prokurorit është shtyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore për ish- drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në kërkim së bashku me dy ish-zyrtarët e tjerë të policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode të dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj.

Pak kohë më parë gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të zgjasë hetimet, ndërkohë që sot, njeriu që ka gati një vit që kërkohet nga drejtësia, Jaeld Çela ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e afatit hetimor ndaj tij.

Më 16 shtator Jaeld Çela bëri kërkesë per mbylljen e hetimeve. Gjyjata nisi seancën, por mungesa e prokurorit shtyu procesin.

Urdhër-arrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në Nëntor të vitit 2017, por të tre zyrtarët u arratisën jashtë vendit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit