TIRANË- Trupa e re gjykuese, pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit, ka kërkuar më shumë kohë për t;u njohur me 'dosjen Basha', e për pasojë seanca e sotme është shtyrë.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se trupa gjykuese i përbërë nga relatore Shpresa Becaj dhe me trup Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa kanë shtyrë seancën më 14 maj. Të pranishëm në seancë ishte ish- deputeti Arben Ristani, e ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe financieri Ilir Dervishi janë përfaqësuar nga avokati. 

Në një dalje për mediat, avokati Eduard Halili dha vetëm një njoftim të shkurtër. "Kjo ishte seanca e 4, trupi gjykues kërkoi kohë që të studionte dosje dhe kishte vendosur të shtynte paraprakisht më 14 maj", tha Halimi, avokat i Bashës dhe Dervishit.

Fatmira Hajdari dha dorëheqjen nga 'dosja Basha' pasi tha se kryedemokrati qenë në shtëpi për përvjetorin e Azemit Hajdarit, dhe ka marrë vendimi për të shmangur paragjykimin.

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi. Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë. Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte.