Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka sqaruar edhe njëherë se përse sipas tij vendimi i Këshillit ditën e djeshme në Luksemburg për negociatat ishte për Shqipërinë pozitiv dhe i rëndësishëm.
“Vendimi i djeshëm i Këshillit për Shqipërinë është i rëndësishëm për tre arsye kryesore: E para, Këshilli përqafon në tërësi Raportin e Komisionit që rekomandon hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. E dyta, Këshilli ka bërë një trajtim pothuajse identik të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. E treta, Këshilli ka përcaktuar shprehimisht se vendimi i ardhshëm do të jetë ‘i qartë’ dhe ‘përmbajtësor’ për Shqipërinë, duke shmangur një situatë të papërcaktuar politike,” shprehet Cakaj.
Në postimin në rrjetin social Facebook Cakaj shkruan se shtyrja vjen si rrjedhojë e pengesave procedurale dhe se vonesa në publikimin e Raportit të Komisionit është duke u manifestuar në vonesën në vendimmarrje të Këshillit.
“Vetë Këshilli në konkluzionet e tij të fundit nënvizon se për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, krahasuar me rëndësinë e çështjes, vendimi do të shtyhet për më së voni në tetor,” shkruan Cakaj. Ministri në Detyrë Cakaj thekson se Shqipëria nuk është ngarkuar me asnjë kusht shtesë në rrugëtimin e saj evropian.
Komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn u shpreh besimplotë dje për një vendim pozitiv në tetor për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja Rama-Meta për 'Cakajn', GJK: Për emërimin e ministrave kompetencë Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, por të udhëhiqen nga parimi i luajalitetit
25 Maj 2021, 17:03
-
'Përballja' Rama-Meta në Kushtetuese për emërimin e ministrave, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti cënoi kompetencat e kryeministrit! Dervishaj: S'qëndron pretendimi
18 Maj 2021, 07:46
-
Refuzimi për dekretimin e Gent Cakajt si ministër, Kushtetuesja seancë në 18 maj! Përballja e parë Meta-Rama pas 25 prillit
30 Prill 2021, 11:45
-
Shtyhet 'përballja' e Metës dhe Ramës në Gjykatën Kushtetuese, një gjyqtare me COVID! Kërkohet sqarimi i kompetencave të Presidentit për emërimin e ministrave
23 Mars 2021, 12:30
-
Kërkoi ndihmë për babain e sëmurë me COVID, Gent Cakaj gjen zgjidhje: Është siguruar plazma e gjakut
16 Mars 2021, 16:57
-
Padia për emërimin e ministrave/ Rama-Meta përfundojnë në ‘Kushtetuese‘ më 25 mars (EKSKLUZIVE)
11 Shkurt 2021, 09:29
-
Cakaj dorëzon detyrën në krye të diplomacisë! Rama: E kreu në kushte ngërçi, u godit në mënyrë absurde! Xhaçka: Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë! Reformim konsullatave
5 Janar 2021, 08:08
-
Xhaçka në krye të diplomacisë shqiptare, Pompeo: Partnere e fortë, presim zgjerim të lidhjeve SHBA-Shqipëri! Ministrja: E lumtur që do luaj këtë rol modest
30 Dhjetor 2020, 19:08
-
Cakaj do të kandidojë për deputet në Kosovë? Vjen reagimi nga PDK: E ka derën e hapur
29 Dhjetor 2020, 21:01
-
Cakaj merr 'me vete' dhe zv.ministrin e Jashtëm, lirohet nga detyra Sokol Dedaj
29 Dhjetor 2020, 19:16
-
Rikthimi tek qeveria politike
29 Dhjetor 2020, 18:09
-
Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Riciklim i të korruptuarve! Po u gjen punë vetëm miqve të tij
29 Dhjetor 2020, 14:10