Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare ish- deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli.
 
Ish- deputeti i Partisë Demokratike nga viti 2005-09 mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, leucemi akute.
 
Edhe kurimi dhe ndërhyrja e mjekëve nuk arriti që të shpëtonte Bakallin, ai u nda nga jeta rreth orës 18:30 pasditen e sotme.
 
49-vjeçari Bakalli ishte shkolluar në Universitetin e Graz-it në Austri dhe ishte një nga personalitetet e Filologjisë në Shqipëri.

Pas tërheqjes nga politika, ai i ishte përkushtuar jetës akademike. Bakalli ishte publicist, pedagog dhe përkthyes i njohur.

Homazhet në nderim të ish-deputetit do të zhvillohen nesër në orën 10:00-12:00 në bashkinë Shkodër.

dy.b/shqiptarja.com