Matematicieni i Universitetit Princeton dhe fituesi i Çmimit Nobel John Nash, ka vdekur pas një aksidenti automobilistik ditën e shtunë në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nash, i cili ishte subjekt i filmit “A Beautiful Mind”, ishte duke udhëtuar me bashkëshorten e tij Alicia Nash kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me gabinën e rojës së një hekurudhe.

Nash ishte 86 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij 82. Sipas policisë, dy të moshuarit nuk kishin vënë rripin e sigurimit gjatë aksidentit fatal.

Nash fitoi Çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 1994 dhe prej vitesh ai punonte si kërkues dhe matematicien në Universitetin Princeton.

Historia e jetës së tij, duke përfshirë edhe betejat e tij me skizofreninë paranojave, janë portretizuar nga aktori Russell Croëe në filmin e vitit 2001 “A Beautiful Mind”, i cili fitoi edhe çmimin Oskar./shekulli/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)