‘Shullazi’ fut në sherr Arta Markun me prokurorët, dorëhiqet Sokol Stojani
Pas vendimeve me dorë të hekurt të ndërmarra nga kryeprokurorja Arta Marku për të mos futur sërish në kolaps çështjen Shullazi, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon rebelimi. Sokol Stojani dorëhiqet. Prokurorët padi për Arta Markun.
Sokol Stojani në krah të Arta Markut dhe Emiljano Shullazi në gjyq
Vijon rebelimi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se ka dhënë dorëheqjen nga detyra kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori, Sokol Stojani, i cili nuk pranon të hetojë 10 kolegët e tij, pas urdhërit të Arta Markut. Por në lidhje me këtë rast Prokuroria e Përgjthshme thotë se Stojani është liruar për shkelje në detyrë.
Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi.
Gazetari Elton Qyno mëson se 3 prokurorët “rebelë” të transferuar në rrethë kanë vendosur të kallëzojnë penalish Arta Markun për shpërdorim detyre. Ndër të tjera ata kanë ngritur edhe padi civile për shfuqëzimin e urdhërit të Markut.
Një ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku urdhëroi hetimin disiplonor për prokurorët Olsian Çela, Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn. Po ashtu Marku vendosi
transferimin e përkohshme në rrethe të prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit. Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit.
Pardje prokurorët e Krimeve të Rënda janë 'rebeluar' dhe kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela. Burime për ‘Report Tv’ bënë me dije se tema e mbledhjes ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga prokurorët të cilët u shprehën se e zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm.
Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana. Seanca e radhës për dosjen ‘Shullazi’ është parashikuar për datë 25 shtator.
Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 7107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim (VIDEO)
9 Dhjetor, 10:46
-
KËRKESA/ I dënuar me burg përjetë, Dritan Dajti hap gjyq të ri në Elbasan: Të mos njihet vendimi i Krimeve të Rënda, gjyqtarët nuk firmosën! Mungon urdhri i prokurorit
23 Shtator, 14:37
-
Do ekstradohen nga Gjermania/ Fabio Ballabani kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, 25 vjeçari plagosi një person tek Rrethrrotullimi i Plepave (EMRAT)
28 Gusht, 20:19
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
14 Gusht, 12:24
-
Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimet e Emiljano Shullazit dhe 11 të tjerëve
28 Qershor, 10:26
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj, 11:55
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj, 11:16
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj, 10:22
-
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka
18 Maj, 19:10
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash
18 Maj, 09:46
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars, 11:08
-
‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari
15 Janar, 13:26
Te ndiqen penalisht keta lloj prokuroresh qe refuzojne te bejne detyren
PërgjigjuDuhet te funskionoje grupi i Reneas per ekzekutim, cfare ti bej nje prokuror nje bande kriminale? Krimi eshte shume me i fuqishem se shteti, ndaj dhe shteti eshte i detyruar te mbaj krahe. Jemi ne nje situate shume te frikshme dhe kjo per faj te fuqizimit te bandave, pas kanabizimit kane bere miliona euro, jane shume me te sofistikuar se shteti dhe jane pale ne shume raste...Situate emergjente...
PërgjigjuJane mesuar keta ustallarët te meren vetem me hallexhinj e fukarenj.Keni ndonje adoleshent me nje grame hash se ta bejne zap keta.Shullazin e kan shoke keta si mund ta akuzojne.
Përgjigjune burg para drejtesise kush shkel ligjin pa perjashtim ketyre horrave
Përgjigju