Miti se të rinjtë e përballojnë koronavirusin bie poshtë nga ajo që thotë ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në një video të publikuar së fundmi ajo thotë se shumë të rinj me simptoma të rënda po trajtohen në spitalin infektiv.
Më tej ministria apelon që të rinjtë të zbatojnë rregullat e higjienës personale, distancimin social dhe vendosjen e maskave në mënyrë që të frenohet përhapja e COVID19, duke ndarë edhe një videomesazh drejtuar qytetarëve nga këngëtarja e njohur Julka Gramo.
“Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.
Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz. Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e koronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet. Vendose maskën, ruaj distancën, laj shpesh duart, ruaj veten, ruaj të tjerët,”-apeloi Manastirliu.
Në vijim të fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për përdorimin e maskës mbrojtëse, këngëtarja Julka Gramo tha se përdorimi i maskës mbron veten dhe familjarët tanë.
“Unë mbaj maskë të mbroj ty, kështu që të lutem më mbro edhe ti mua. Le të mbrojmë njëri-tjetrin, të mbrojmë familjet tona, të mbrojmë edhe të tjerët. Nëse unë dhe ti mbajmë maskë rreziku i transmetimit të virusit sipas disa statistikave që unë pashë sot ishte vetëm 1.5%,”- thotë Gramo.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4121
Lajme të tjera
-
Dy muaj e gjysmë jashtë funksionit, pamjet nga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Urgjencën e QSUT-së! Vijon puna për rikthimin në normalitet
23 Prill, 09:13
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
QSUT 4 muaj pa shintigrafi, mungon sërish jodi për funksionimin! Një muaj pas denoncimit të Report Tv MSH s’e siguron! Dhjetëra pacientë te privati
22 Prill, 13:32
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
Zjarri në urgjencën e QSUT, 30 milionë lekë rehabilitimi! Ministrja Koçiu në Komisionin e Shëndetësisë: Brenda majit kthehet funksioni
15 Prill, 11:24
-
Dita Ndërkombëtare e Romëve, Koçiu: Fuqizim i dijeve dixhitale për punësimin e të rinjve të komunitetit rom dhe egjiptian
8 Prill, 15:41
-
ISHP kryen për herë të parë analiza të thella gjenetike për viruset respiratore
29 Mars, 22:38
-
Karta e Studentit edhe në Bashkinë e Kamzës, Manastirliu: Shërbime falas për studentët e Universitetit Bujqësor
27 Mars, 13:27
-
5310 pacientë me Parkinson në Shqipëri, ilaçi madopar ende mungesë! Vëzhgimi i Report Tv: S’gjendet në farmaci
26 Mars, 17:07
-
Nga modeli i kullave, shtimi i dhomave teke në pediatri deri te pavionet për pacientët obezë hyjnë në fuqi normat e reja për projektimin e spitaleve private dhe publike
21 Mars, 11:53
-
Nis 'Java e Parasë', Sejko: Aktivitete për menaxhimin dhe mbrojtjen e parave! Teknologjia rrezik për mashtrimin financiar
18 Mars, 14:57
Mire thua o Reagimi!? Se shpesh shikoljme ne tv emisione qe bejne autogol, por une e mbeshtes me mes teorik qe ju drejtohet te rinjeve , i shikojme me veprime indiferente te cilat cojne uje te virusi , te moshuarit ruhen dhe ne darke ja servir djali , nipi a dikush tjeter dhe padtaj pati semundje shoqeruse. Beni kujdes o te rinj e te reja se edhe juve ju ben sakat , me probleme serioze leni " pleqetine,, ti marre lume
PërgjigjuO Julka, po atë maskën, vëre moj vajzë. Ç’kuptim ka që e mban në dorë. Vëre, se ndryshe kot ky mesazhi yt e i Manastirlliut.
Përgjigju