Kjo është Shqipëria. Kjo ka qenë prej shumë vitesh. Kjo vazhdon të jetë, kur niveli i jetesës ka qenë dhe vazhdon të mbetet mjaft i ulët. Ndërsa aspirimi për t’u anëtarësuar vendi në Bashkimin Europian, këtu njeh nivele të larta në shumicën absolute të popullsisë. Pra, të jetë ky pretendim shpresa e vetme për kapërcimin e fukarallëkut dhe e frenimit të parabolës rënëse në të gjitha drejtimet? Apo një faktor qoftë edhe vetëm psikologjik për nxitjen e shpejtimit të ritmeve në zhvillimit?
Besoj se është shumë e vështirë t’u jepet përgjigje të sakta këtyre pyetjeve. Shumë e vështirë, përderisa edhe tani, me kalimin e gjashtë muajve nga dita, kur një shumicë e cilësuar dhe cilësore votuesësh shqiptarë bënë të mundur shkëputjen e vendit tonë nga vargonjtë e një regjimi të korruptuar deri në palcë, të gjitha lokalet e qyteteve dhe fshatrave mbushen me klientë që zgjerbin për një kohë të gjatë kafen e përditshme dhe, bashkë me të, muhabetet e zgjatura rreth politikës. Rreth thashethemeve të oborreve të saj dhe, sikur të mos mjaftojnë këto, edhe lajme nga arena ndërkombëtare. Ndonëse, pothuajse askund dhe asnjëherë në këto mjedise mjerane nuk ballafaqohet gjendja jonë me së paku atë të vendeve fqinje, për shembull, me fatin e borxheve të pashlyera, që një ditë e rrokullisën Greqinë në depresionin e madh. Më tej, me ato rrethana që e detyrojnë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas publikimit të skandalit të përgjimit të kancelereive evropiane, të ftojë në Shtëpinë e Bardhë Kancelaren gjermane. Apo me treguesit në rënie serioze të punësimit edhe në vende, si Italia, me ekonomi prodhuese të zhvilluar.
Por, jo! Shqiptarët në masë të madhe nuk mund të jetojnë dot pa politikë dhe pa ëndra, që shndërrohen vazhdimisht në zhgëndra. Në zhgënjime, që për disa njerëz mbyten në heshtje dhe për shumicën e tyre në një filxhan kafeje apo në ca kupa raki. Prandaj, rekomandimi më i mirë në këto raste është rritja e nivelit të punësimit. Pothuajse, ashtu sikurse mjekët këshillojnë punën si mënyrën më efikase për rehabilitimin e të sëmurëve mendorë. Mirë, por nëse Qeveria e re që proklamon synimin e saj për përmirësimin e cilësisë së jetesës së 97 për qind të popullsisë na e paska zbardhur epikrizën, kush do të merret me ndryshimin e gjendjes? Këtu, me sa po duket, përsëri fut hundët politika. Domethënë, së tepërmi politika pragmatiste e partive me identitetin e lëshimit të metastazave në trupin qeverisës dhe të administratës publike, politika e mykur e tarafeve dhe e krahinarizmave, politika e vjetër e mbajtjes nëpër xhepa të shumë flamurëve etj., të cilat të gjitha sëbashku janë provuar, se i lidhin shtetit këmb’e duar në rrugën drejt përparimit.
Në këto kushte, kur Shqipëria do të ballafaqohet sot dhe në një të ardhme urgjente me disa sfida jetike: me uljen e një mali borxhesh të trashëguar nga qeverisja e mëparshme, po që sa më shumë t’i largohesh aq më i lartë duket, me investime në infrastrukturë të lëna përgjysmë, me një fluks kriminilogjik dhe aktesh terroriste tronditëse të bëra peshqesh nga opozita e sotme apo nga mbeturinat e saj, me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit gjithformësh, me reformën në drejtësi dhe atë në administratën publike, një tjetër pyetje shtrohet: Sa dhe si Qeveria e re do t’i aktivizojë efektivisht të gjitha kapacitetet njerëzore, nga ato sasiore në më cilësoret?
Një pyetje kjo, që nuk pret t’i zvarritet përgjigjja, kur mali i borxheve publike nuk mund të ulet dot me kontigjente në rritje borxhesh të reja, kur planifikohet që administrata publike të shkurtohet që këtë vit në 30 për qind të posteve të saj, kur potencialet menaxheriale qëndrojnë ende të strukura nga klithmat partiake të integrimit dhe zhurmat famëmëdha të kombëtarizimit, kur...Përse të vazhdojmë me të tjera matrica të kohës? Përse, përderisa edhe pas 100 ditëve të Qeverisë së re vazhdon të na rrethojë realiteti, sipas të cilit, nëse shumë vetë e shtyjnë jetën me politikë, ca e ca rrojnë vetëm nga politika, dhe po qe se i lë me gisht në gojë s’lënë gur pa lëvizur për të turbulluar ujërat. Këta ca e ca përsëri i gjen jo vetëm si ligjvënës (“Zot, mos më bëj të vë ulërimën!”), dhe si drejtësidhënës, por edhe si administrimbërës.
Sidomos këta të fundit janë të shumtë në numër, të cilët të mësuar për të vegjetuar nga përkatësitë partiake apo që kanë harxhuar shumë kohë të tundin dyert e selive për adete partiake, tashmë u janë vërsulur ministrive. Sigurisht, postet e ministrave dhe zëvendësve të tyre pritej që të ziheshin nëpërmjet profileve politike. Por, që skrivanitë e zyrtarëve të tjerë të lartë, të drejtorëve qendrorë dhe të disa nëpunësve të vendeve kyçe të karfoseshin prej “analfabetësh funksionalë”, kjo dukuri nuk është as e arsyeshme, as e pranueshme.
Si mund të jetë e arësyeshme dhe e pranueshme që, për shembull, Ministri i Drejtësisë (vetë këtij është për t’i vënë kujën) emëron dhe mban Drejtor të Përgjithshëm të Institucioneve Penitenciare një oficer policie të nivelit të ulët dhe pa një përvojë të spikatur, që mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë edhe për arratisjet nga Drenova? Një ngjarje kjo që s’mund të përjashtohet nga përsëritjet, kur po ky Ministër ka emëruar dhe vazhdon të mbajë në detyrën e Drejtorit të Kontrollit të Brendshëm një djalë pa ndonjë profesion, përveç atij të ish nënkryetarit të Bashkisë së vogël të Çorovodës, apo largoi të gjithë efektivët profesionistë të këtij Institucioni, duke i zëvendësuar me ca miq a votues të tij, të pa çertifikuar asnjëherë për të punuar me dokumente të klasifikuara ‘sekrete’ dhe tepër ‘sekrete’.
Në një Ministri tjetër emërohet Drejtor i Përgjithshëm i një Autoriteteti (sektor që përbën një nga prioritetet kyçe për përgatitjet në ofrimin e Tregut të Punës) një dikush jo vetëm i paaftë, por edhe i papërgjegjshëm, të cilin kur nga Agjencia përkatëse e pyesin për aktet nënligjore që duhen gatitur mbi kalimin e kësaj strukture nga Ministria e Arësimit te Ajo e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, jep vetëm një përgjigje: Nuk është nevoja, këtë kalim e përmban Programi i Qeverisë(!?). Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë emërohet një militante partiake e socialistëve, me profesion fizioterapiste, si Drejtore e Qendrës Kombëtare të Gjakut, një sektor ky tepër i ndjeshëm dhe kritik për jetën e mijëra të plagurve, të operuarve dhe fëmijëve e personave të tjerë hemofilikë e talasemikë.
Përmendëm vetëm pak fakte në mënyrë telegrafike, pa u ndalur në plot institucione të tjera publike. Por, edhe kaq mjafton, për të tërhequr vëmendjen e nevojës së një reformimi skrupuloz të administratës publike. Dhe, reformim skrupuloz nuk do të thotë për të zbatuar thjesht kriteret partiake, pra masën e përfaqësimit që zënë forcat politike në Parlament apo në Qeveri. Tani, aleancës me socialistët pritet t’i shtohet edhe PDIU, e cila pa dyshim do të kërkojë, në përpjestim me mandatet e saj në Kuvend, vendet në administratën publike. Sikurse vende të tilla do të kërkojë edhe Alenaca Demokristiane, Partia Demokracia Sociale dhe Ajo Socialdemokrate etj, etj.
Nëse për emërimet e reja nuk do të ndiqet kriteri i profesionalizmit, por do të vijohet me dukurinë e mësipërme, atëhere kompromentohet rëndë zotimi i Kryeministrit Rama, sipas të cilit, nuk do të lejohet që të copëzohet administrata publike. Kompromentohet rëndë jo vetëm ky zotim, por e gjithë qeverisja e re, te e cila i mban shpresat e së sotmes dhe së ardhmes së afërt tërë populli shqiptar.
Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com